Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRQÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. I afrohem dhe i sillem dikujt rreth e rrotull, duke iu fërkuar me trup për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Iu afrua dhe iu përqall si mace.
2. vet. v. III I fërkohet dikujt me trup pas këmbëve etj. (për macen, qenin etj.). Kur të përqallet, të kafshon. Bambi iu përqall së ëmës më shumë.
3. fig. I bëj lajka dikujt, i lëpihem. Mjaft iu përqalle tjetrit!
✱Sin.: fërkohem, përkëdhelem, joshem, përlëkurem, lëpihem, lajkatohem.
PËRQÁLL vep., ~A, ~UR kal. E afroj duke e përkëdhelur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÁLLJ/E,~A f. Veprimi kur përqall ose kur përqallem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÁLLUR (i, e) mb. Përqallës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÁLLËS,~E mb. 1. Lajkatar. 2. Puthador.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë