Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPÚTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy anë të tyre, puthit. Përputh dërrasat e parketit. Përputh për t’i qepur anët e një rrobe.
2. fig. Pajtoj diçka me një tjetër, vë dy gjëra në pajtim të plotë njëra me tjetrën. Përputh fjalët me veprat.
✱Sin.: puthit, puq, përpuq, pjek, pajtoj, përshtat, përpjek.
PËRPÚTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy anë të tyre, puthit. Përputh dërrasat e parketit. Përputh për t’i qepur anët e një rrobe. 2. fig. Pajtoj diçka me…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPÚTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Takohet e puqet një send ose njëra anë e tij me një tjetër në të gjitha pikat, puthitet. Nuk janë përputhur mirë dërrasat. Dy k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përputh ose kur përputhem.2. Gjendja kur përputh ose kur përputhem. Përputhja e fjalëve me veprat. 3. Barazi a ngjashmëri ndërmjet dy gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kërpudhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përputhshëm. Në përputhshmëri të plotë me frymën e Kushtetutës. Përputhshmëri karakteresh (marrëdhëniesh).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përputhet me dikë a me diçka tjetër. Numra të përputhshëm (mat.). I përputhshëm me modele të caktuara. A janë të përputhshëm Akrepi me Luan…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSHËM ndajf. Duke u përputhur. I stivoi përputhshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHTAS ndajf. Përputhshëm, duke u përputhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë