Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRPÚTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Takohet e puqet një send ose njëra anë e tij me një tjetër në të gjitha pikat, puthitet. Nuk janë përputhur mirë dërrasat. Dy katrorë me brinjë të njëjta përputhen.
2. vet. v. III Rri ngjitur pas trupit. Përputhet për trup këmisha (bluza, fundi).
3. fig. Puqem me një tjetër, pajtohem në mendime etj. Nuk përputhemi në mendime.
4. I përgjigjet plotësisht diçkaje, është siç e kërkon ajo. Përputhet plotësisht me të vërtetën. Përputhet me kërkesat e programit. Përputhen fjalët me veprat. Përputhen thëniet e dëshmitarëve.
✱Sin.: puthitem, puqem, përpuqem, piqem, pajtohem, përkon, përshtatem, përpiqem, ujdisem, ujdis, takohem, përgjigjem.
PËRPÚTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy anë të tyre, puthit. Përputh dërrasat e parketit. Përputh për t’i qepur anët e një rrobe. 2. fig. Pajtoj diçka me…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përputh ose kur përputhem.2. Gjendja kur përputh ose kur përputhem. Përputhja e fjalëve me veprat. 3. Barazi a ngjashmëri ndërmjet dy gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kërpudhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSHSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përputhshëm. Në përputhshmëri të plotë me frymën e Kushtetutës. Përputhshmëri karakteresh (marrëdhëniesh).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përputhet me dikë a me diçka tjetër. Numra të përputhshëm (mat.). I përputhshëm me modele të caktuara. A janë të përputhshëm Akrepi me Luan…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHSHËM ndajf. Duke u përputhur. I stivoi përputhshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHTAS ndajf. Përputhshëm, duke u përputhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚTHUR (i, e) mb. Që është përputhur. Mendime të përputhura. E bukur - e përputhur. (fj. u.).✱Sin.: i puthitur, i puqur, i përpuqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë