Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPÚSHUR (i, e) mb. 1. Që është përpushur; i shpërpushur. Zjarr i përpushur. Lehe të përpushura.
2. I përpëlitur, i parehatuar. Fëmijë i përpushur.
✱Sin.: i shpërpushur, i trazuar, i prushitur, i shkërmoqur, i përpëlitur, i parehatuar.
PËRPÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin, e hap prushin me mashë që të ndizet më shpejt e më mirë, prushit, shpurrit; shpupurish. Përpush zjarrin (urët).
2. vet. v. III Gërryen tokën me këmbë, zhgurit (për pulat etj.). I kishin përpushur lehet e duhanit.
3. Shpupurish. Ia përpushi era flokët.
✱Sin.: shpërpush, shpuzit (shpuzis), prushit (prushis), shprush, shpurrit (shpurris), përshkëndit, shpupurish, shpupurit (shpupuris), shkëpurdh, zhgurit, shprish, shkërmoq, trazoj, gërryej, ngatërroj, prish.
PËRPÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin, e hap prushin me mashë që të ndizet më shpejt e më mirë, prushit, shpurrit; shpupurish. Përpush zjarrin (urët). 2. vet. v. III Gërryen…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPÚSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Gërryen tokën me këmbë për të gjetur ndonjë ushqim, zhgurit (kryesisht për pulën). Përpushet pula në pluhur. 2. vetv. Shpreh m…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpush ose kur përpushem. Përpushja e zjarrit. 2. kryes. sh. Lëvizje të shqetësuara që bën dikush nga dhembjet ose nga ndonjë ngacmim t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÚSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Mashë, përdorëse për të trazuar zjarrin a për të hapur prushin që të ndizet më mirë. I shkoqi me përpushës thëngjijtë nga ura e ndezur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë