Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E punoj diçka (zakonisht një lëndë të parë) dhe nxjerr prej saj prodhime të ndryshme. Përpunojnë bitumin (naftën). Përpunon pemët (rrushin). Përpunon qumështin. Përpunojnë lëndën e parë.
2. E punoj më tej diçka, e sjell në një gjendje më të mirë ose e bëj më të gatshme për t’u përdorur; i jap dorën e fundit një vegle, një detali etj.
3. E ngre diçka në një shkallë më të lartë, e përsos më tej, ia rrit vlerat e cilësinë, duke e studiuar më me kujdes e me zell të posaçëm, duke e shtjelluar më mirë, duke e lëmuar etj. Përpunojnë gjuhën. E përpunoj më tej veprën (romanin).
4. Ndërtoj a formoj diçka, duke menduar mirë e duke punuar me kujdes për të, duke shfrytëzuar përvojën etj.; përgatit diçka me kujdes të posaçëm, duke e menduar mirë dhe duke përqendruar gjithë vëmendjen; bëj, hartoj me kujdes. Përpunoi një teori të re. Përpunoi një plan të hollësishëm. Përpunoi një projekt të ri.
5. kryes. keq. Përpiqem të ndikoj mbi dikë për ta bërë të sillet e të veprojë siç dua unë. E kishte përpunuar që më parë.
✱Sin.: punoj, trajtoj, manipuloj, përsos, lëvroj, latoj, rregulloj, redaktoj, limoj, ndërtoj, formoj, gdhend, përmirësoj, rrah, stërholloj, përgatis, përfundoj, bëj, hartoj, bind, ndikoj, zbukuroj, zhvilloj.
PËRPUNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpunoj ose kur përpunohet diçka. Përpunimi i të dhënave statistikore (kompjuterike, personale). Përpunimi i naftës. Përpunimi i qumështi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPUN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Fiton veti a cilësi të nevojshme ose më të mira për t’u përdorur më tej. 2. pës. e PËRPUNÓJ.✱Sin.: përmirësohet, stërhollohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚAR (i, e) mb. 1. Që është punuar për ta sjellë në një gjendje më të mirë ose për ta bërë më të gatshëm për t’u përdorur. Lëndë e parë e përpunuar. 2. Që është punuar me kujd…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚES,~E mb. Që përpunon një lëndë të parë ose një material duke e kaluar nëpër disa procese pune. Makinë përpunuese. Ndërmarrje përpunuese. Industria përpunuese degë e veçantë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me përpunimin e diçkaje, ai që e punon më tej diçka dhe përmirëson cilësinë e saj. Përpunuesit e lëndëve plastike.✱Sin.: punues, përmirësues…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me përpunimin e diçkaje, ajo që e punon më tej diçka dhe përmirëson cilësinë e saj. Përpunuese të dhënave kompjuterike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i përpunueshëm; vetia e diçkaje që është e përpunueshme; kund. papërpunueshmëri. Përpunueshmëri e lartë (cilësore). Përpunueshmëria e metalit (e alaba…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPUNÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përpunohet për të nxjerrë prodhime të ndryshme (për një lëndë të parë, një metal etj.). Lëndë plastike e përpunueshme.✱Sin.: i punueshëm, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë