Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPRÍSHJ/E,~A f., përf. Veprimi kur përprish ose kur përprishem. Përprishja e marrëdhënieve (e kontratës).
✱Sin.: prishje, çmendje, shkatërrim, shkallmim, këputje, shkëputje, ndërprerje, ndarje, grindje, mëri, marrosje.
PËRPRÍSH vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. E prish fare diçka, e shkatërroj krejt. E përprishi shtëpinë. 2. E këput krejt një lidhje a një marrëdhënie që kam pasur me dikë, e prish fare…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR përf. 1. vetv. I këput krejt lidhjet me dikë, ndërpres fare marrëdhëniet, prishem keq me dikë. 2. vetv. Humbas mendjen, humbas logjikën e shëndoshë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPRÍSHUR (i, e) mb. Që ka humbur arsyen; i prishur mendsh, i çmendur. Thërriste si i përprishur.✱Sin.: i çmendur, i hutuar, i trullosur, i shushatur, i luajtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë