Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPLÓT vep., ~A, ~UR kal. Mbush plot diçka. I përploti botet e mushtit. Ma përploti shpirtin (zemrën, syrin).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÓT ndajf., përf. Plot e përplot; aq plot sa nuk nxë më; deri në grykë, rrafsh. Ishte mbushur sheshi (stadiumi) plot e përplot. E mbushi gotën plot e përplot.✱Sin.: plot, rrafs…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÓTAS ndajf. Plot e për plot. E mbushi pjatën (gotën) përplotas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPLÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbushem plot e përplot me një ndjenjë gëzimi, me dashuri etj.2. pës. e PËRPLÓT.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Përmbushje; plotësim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÓTJ/E,~A f. Veprimi kur përplot ose kur përplotet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Plotësoj; përmbush.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLOTÚAR (i, e) mb. I përmbushur; i plotësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÓTUR (i, e) mb. 1. I mbushur plot. Enë të përlotura. 2. fig. I përmbushur me një ndjenjë të fortë gëzimi, dashurie, urrejtje etj. Me zemër e përplotur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÓTË (i, e) mb. I mbushur plot e përplot; i plotë. Një verë e përplotë veprimtarish. Shpërblesë e përplotë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë