Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRPLÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka. Iu përplas koka në shkallë.
2. vetv., vet. v. III përpiqet me një send tjetër të fortë. U përplasën dy makina. U përplas topi në shtyllë. Përplasen dallgët pas shkëmbinjve. Përplasej nëpër gurë.
3. vetv. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetër të fortë. U përplas në tokë (në dysheme).
4. vetv. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplas në kolltuk (në shtrat).
5. fig., bised., vetv. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vete të gjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në drejtori (te prindërit) për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
6. fig., vetv., vet. v. III Bie në kundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
7. pës. e PËRPLÁS.
✱Sin.: ndeshem, përpiqem, shkapetem, plaset, plandosem, shukatem, shukem, shembem, platitem, shplandosem, sharapiqem, ballafaqohem, cakërrohem, troshitem, tundem, goditem, rropatem, rrëzohem, lëshohem, ulem, degdisem, drejtohem, shkrepem.
PËRPLAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Plagim i përsëritur e më i rëndë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPLAG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Plagohem përsëri e më rëndë. U përplagua rëndë në shpirt.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E plagoj përsëri e më rëndë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLAGÚAR (i, e) mb. I plaguar përsëri. Shqiptari është ngritur në këmbë, edhe pse i përplaguar shekujve. Gjergj Elez Alia i përplaguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁS vep., ~A, ~UR kal. 1. Godas një send të fortë me një tjetër, përpjek; përpjek diçka me forcë me diçka tjetër (zakonisht me zhurmë). Përplas derën. Përplas duart. Përplas kë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përplas ose kur përplasem. Përplasja e duarve. Përplasja e derës. Përplasja e gotave. Përplasje mendimesh. Rregullimi i makinës pas përp…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁSM/E,~JA (e) f. Përplasje, të përplasurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁSUR (i, e) mb. 1. Që është përplasur. Makina të përplasura. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Përmendja e njërit nga të përplasurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁSUR,~IT (të) as. Përplasje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPLÁSËS,~E mb. Që përplaset me dikë a me diçka tjetër. Absurditet përplasës. Është përplasës me kolegët (me shokët, me të tjerët). Takimi ishte bashkëpunues dhe jo përplasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë