Fjalori
PËRPLAS

PËRPLÁS vep., ~A, ~UR kal. 1. Godas një sendfortë me një tjetër, përpjek; përpjek diçka me forcë me diçka tjetër (zakonisht me zhurmë). Përplas derën. Përplas duart. Përplas këmbët për tokë. Përplasi kokën te muri (te dera). Përplasi grushtin mbi tryezë. Përplaste buzët duke ngrënë.
2. Hedh me vrull e me forcë diçka përtokë a diku gjetkë; e hedh diçka pa kujdes diku. E përplasi katruven përdhe. I përplasi në një cep plaçkat.
3. fig. I ngarkoj dikujt një punë për të lehtësuar veten; ia bëj barrë dikë a diçka, ia lë atij. Ia përplasi të dy fëmijët. Ia përplasi asaj punët e shtëpisë. Ia përplasiderë.
4. fig. E vendos me detyrim dikë a diçka në një vendkeq e të papërshtatshëm; e lë dikë në një gjendjekeqe pa u bërë merak për të; hedh. I përplasnin bujqitvende moçalore (në tokakëqija). I përplasnin punëtorëtburgje.
Sin.: përpjek, trokas, rrah, shkrep, çokat, çokas, cakërroj, shkapet, shkapes, rropat, pëlcas, plas, plandos, platit, shuk, shukat, shemb, sharapjek, vesh, hedh, çukis, troshis, tund, taklloj, godit, cërrfat, rrëzoj, përtrollis, flak, ngarkoj, rras, ngjis, vendos, degdis, dërgoj, lë, braktis.
Ia përplas *derënfytyrë (dikujt). Ia përplasi në *fytyrë (në surrat) (dikujt) mospërf. Përplas *grushtin (dikush). Përplas (përpjek) *këmbët (përdhe) (dikush). S’kam ku të përplas (ku të përpjek) *kokën (kryet). Përplas (përpjek) *kokën (kryet). Përplas (përpjek) kryet (*kokën). Për ta përplasur në *mur (pas murit). Ia përplasisurrat (në *fytyrë) (dikujt) mospërf. Ia përplasi në *sy (dikujt) mospërf. Ia përplasi në *turi (dikujt) mospërf.


Rezultate të ngjashme

►PËRPLÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka. Iu përplas koka në shkallë.2. vetv., vet. v. III përpiqet me një send tjetër të fortë. U pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përplas ose kur përplasem. Përplasja e duarve. Përplasja e derës. Përplasja e gotave. Përplasje mendimesh. Rregullimi i makinës pas përp…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLÁSM/E,~JA (e) f. Përplasje, të përplasurit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLÁSUR (i, e) mb. 1. Që është përplasur. Makina të përplasura. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Përmendja e njërit nga të përplasurit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLÁSUR,~IT (të) as. Përplasje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLÁSËS,~E mb. Që përplaset me dikë a me diçka tjetër. Absurditet përplasës. Është përplasës me kolegët (me shokët, me të tjerët). Takimi ishte bashkëpunues dhe jo përplasës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Plagim i përsëritur e më i rëndë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRPLAG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Plagohem përsëri e më rëndë. U përplagua rëndë në shpirt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E plagoj përsëri e më rëndë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRPLAGÚAR (i, e) mb. I plaguar përsëri. Shqiptari është ngritur në këmbë, edhe pse i përplaguar shekujve. Gjergj Elez Alia i përplaguar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.