Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPJESËTIMÍ,~A f., libr. Përpjesëtimëri.
PËRPJESËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Marrëdhënie të caktuara ndërmjet pjesëve përbërëse të diçkaje brenda së tërës; marrëdhënie mase a madhësie ndërmjet pjesësh ose gjërash që kanë lidhje njëra me tjetrën; kund. shpërpjesëtim. Në përpjesëtime të drejta (të arsyeshme). Përpjesëtimet ndërmjet prodhimit dhe konsumit (të ardhurave dhe shpenzimeve). Në përpjesëtim me...
2. Marrëdhënie e harmonishme nga madhësia a nga përmasat ndërmjet pjesëve të diçkaje ose ndërmjet pjesëve dhe së tërës, simetri. Përpjesëtimi ndërmjet të tërës dhe pjesës. Përpjesëtimi ndërmjet trupit dhe gjymtyrëve.
3. fig., kryes. sh. Madhësia e diçkaje, shkalla e zhvillimit a e shtrirjes që ka arritur një gjë, përmasë. Në përpjesëtime të mëdha. Në përpjesëtime botërore.
4. mat. Barazia ndërmjet dy marrëdhënieve sasiore a numerike. Përpjesëtim i drejtë (i zhdrejtë). Dy të katërtat janë në përpjesëtim me katër të tetat.
✱Sin.: pjesëtim, proporcion, përpjesë, simetri, përmasë, proporcion, shkallë, përpjesë, madhësi.
PËRP/JÉK vep., ~ÓQA, ~JÉKUR kal. 1. Godas diçka me një tjetër. Përpoqi kokën te muri (pas murit).2. Bëj që të ndeshet një gjë me një tjetër; bëj që të përplasen dy sende të forta (…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJEKÁS ndajf. 1. Duke u përpjekur. E kemi siguruar bukën përpjekas. 2. Takueshëm. U shkëmbyem përpjekas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉK/Ë,~A f. Mundim i madh; zor. Kishte përpjekë të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉS/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Përpjesëtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉT vep., ~A, ~UR kal. 1. Çoj lart, ngre, ngjis lart, përpjetoj; lartësoj. Po përpjetnin bagëtitë për nga bjeshkët.2. fig. Lartësoj. Ia përpjeti emrin e krahinës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉT/Ë,~A f. 1. E përpjetë; kund. tatëpjetë. Përpjetë e fortë. Ecën në përpjeta dhe tatëpjeta. 2. Valle burrash që luhet në rreth të mbyllur me hedhje dhe kërcime.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Faqe mali a kodre që vjen duke u lartësuar; rrugë a pjesë rruge që shkon nga poshtë lart; vend i përpjetë; kund. e tatëpjetë. E përpjetë e vësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉTË (i, e) mb. 1. Që shkon nga poshtë lart; që vjen duke u ngjitur; kund. i tatëpjetë. Vend i përpjetë. Rrugë e përpjetë. 2. fig. Që vjen duke u rritur e duke u zhvilluar më t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉTË ndajf. 1. Në drejtim nga poshtë lart. Ngriti kokën (sytë, dorën) përpjetë. I dha trupit përpjetë. Kur ngjitesh përpjetë, shih dhe tatëpjetë. (fj. u.). Kush ecën përpjetë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPJÉTË parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një vend më të lartë, drejt të cilit shkon dikush a diçka duke u ngjitur. Përpjetë malit (kodrës, bregut). Përpj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë