Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPÍRËS,~E mb. 1. Që të pushton plotësisht, që të thith tërësisht, që të përpin. Një ankth përpirës. Libër përpirës. Roman përpirës. Zhurma dukej jo vetëm e pasosur, por e mbledhur shtëllungë, përpirëse. Mjegull përpirëse.
2. Që shpreh një ndjenjë të fuqishme dëshire, lakmie etj. Shikim (vështrim) përpirës.
✱Sin.: llupës, grykës, makut, lakmitar, pushtues.
PËRPÍRJ/E,~A f. Veprimi kur përpij ose kur përpihem. Përpirja e gomones nga dallgët.✱Sin.: përlarje, gëlltitje, kullufitje, gllabërim, asgjësim, mposhtje, shfarosje, fshehje, zhduk…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÍRË (i, e) mb. Që përpirë. Tokat e përpira.✱Sin.: i asgjësuar, i përqendruar, i përkushtuar, i dhënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ha shumë dhe shpejt, ai që përpin çdo gjë që t’i vësh përpara, llupës. 2. fig. Ai që kërkon të ketë dhe të grumbullojë për vete çdo gjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÍRËS,~E mb. 1. Që të pushton plotësisht, që të thith tërësisht, që të përpin. Një ankth përpirës. Libër përpirës. Roman përpirës. Zhurma dukej jo vetëm e pasosur, por e mbledhu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë