Fjalori
PËRPIHEM

PËRPÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Zhdukem, humbas pa lënë gjurmë.
2. pës. e PËRPÍJ.
Sin.: zhdukem, humbas, përqendrohem, zhytem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PËRPIJ
PËRPIJ

PËRPÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E ha diçka shpejt e shpejt, me uri të madhe e pa e përtypur mirë, e përlaj; e gëlltit përnjëherësh (sidomos për bishat). E përpiu tërë gjellën. Ujku e përpiu qengjin. Besonin se kuçedra i përpinte njerëzit.
2. fig., kryes. v. III E merr me vete dhe e zhduk, e thith dhe e përfshin brenda vetes; e zhduk, e asgjësoj duke e mbytur, duke e djegur etj.; e mposht dhe e shfaros. E përpinë ujërat. E përpiu deti (lumi). E përpiu zjarri. I përpinte kurbeti. E përpiu lufta.
3. fig., vet. v. III E mbështjell dhe e bënpadukshëm, e fsheh, e zhduk. I përpiu nata (errësira, mjegulla). E përpinë retë.
4. fig., kryes. v. III Thith e mbaron sasimëdha. Përpinte gjysmën e të ardhurave (e prodhimit).
5. fig., kryes. v. III Harxhon shumë forca për t’u bërë; i merr shumë kohë ose shumë energji. Ia përpiugjitha energjitë (të gjithë kohën).
6. fig. Dëgjoj me vëmendjemadhe dikëflet, që këndon etj.; e përvetësoj menjëherë e të gjithë diçkadëgjoj a lexoj, e thithtërën; lexoj shumë e shpejt. Ia përpiu fjalët (këshillat, bisedën). I përpinte librat e rinj. E përpiu letrën. E përpin muzikën.
Sin.: përlaj, gëlltit, rrufit, gllabëroj, zhduk, thith, ha, mëshoj, rrëmbej, asgjësoj, mposht, shfaros, fsheh, ngre, blej, mbaroj, harxhoj, dëgjoj, përvetësoj.
ngrëntë (të përpiftë) *dheu! mallk. E përpiu *dheu (dikë a diçka). E përpiu *të gjallë (dikë). Ia përpin *fjalët (dikujt). Përpin *retë (dikush). E përpin me *sy (dikush). Përpiva *zemrën.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.