Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPARIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përkrah zhvillimin. Atë Gjergj Fishta ishte një nga përparimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.
2. Ai që është për të renë e lufton për të.
PËRPARIMTÁR,~E mb. 1. Që përkrah zhvillimin, ecjen përpara të shoqërisë, ngritjen e nivelit politik, ekonomik e kulturor etj.
2. Që mendon, përpiqet e lufton për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, që është për të renë e lufton për të. Shkrimtar (dijetar) përparimtar. Forcat përparimtare.
3. Që lidhet me përparimin ekonomik, kulturor etj. të gjithë shoqërisë, që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të gjithë popullit; që ka tipare të tilla. Mendime (ide) përparimtare. Tradita përparimtare. Vizion përparimtar. Me ambicie përparimtare.
✱Sin.: i përparuar, përparimdashës, përparimtar, kulturëdashës, dritësjellës, progresist.
PËRPÁRA ndajf. 1. Në vendin ose në drejtimin nga ana e fytyrës së dikujt a e faqes kryesore të diçkaje, nga ana e ballit; në drejtimin e lëvizjes së dikujt a të diçkaje ose më tej …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁRA parafj. Para. Përpara shtëpisë. Përpara hyrjes. Përpara dy muajve. E vunë përpara përgjegjësisë. Jemi përpara festave të mëdha. Nuk ishte gjë përpara tij nuk ishte gjë në k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Përparje, përparëse prej basme për gra.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Një lloj kove në të cilën mjelin bagëtinë.✱Sin.: kovë, vedër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përparoj. Përparimi i sëmundjes. Përparimi i industrisë (i teknikës). 2. Prirje e përgjithshme zhvillimi; shkalla që arrihet nga zhvillimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁRJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Përparëse (kryesisht si pjesë e disa veshjeve popullore). Përparje prej leshi (prej shajaku).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Lastar i ri që del në hardhi; përpajnë. I shumëzojnë hardhitë me përparje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. Që është i vendosur në ballë të diçkaje; që gjendet përpara; kund. i pasmë; i prapmë. Këmbët e përparme. Rrotat e përparme. Pjesa e përparme e diçkaje. Ny…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Lëviz në drejtimin përballë meje, eci a iki përpara. 2. usht. E thyej armikun dhe e zmbraps, duke pushtuar tokat që ishin më përpara në duart e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁRS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Turjelë e vogël me të cilën hapim vrima, që i zgjerojmë me turjelë të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë