Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPÁLL vep., ~A, ~UR kal. 1. vjet. Bëj të njihet botërisht diçka e panjohur ose që mbahej e fshehtë; shpall botërisht, përhap. Përpallnin shkrimet shqip.
2. keq. Përhap një lajm, ua them të gjithëve diçka që di; tellallis. I përpalli lajmet në të katër anët.
✱Sin.: përhap, shpërpall, shpall, tellallis, përgojoj, përflas.
PËRPALÍM,~I m., libr. Veprimi kur përpaloj ose kur përpalohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁLL vep., ~A, ~UR kal. 1. vjet. Bëj të njihet botërisht diçka e panjohur ose që mbahej e fshehtë; shpall botërisht, përhap. Përpallnin shkrimet shqip. 2. keq. Përhap një lajm, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPÁLL/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Bëhet e njohur botërisht diçka, përhapet në të katër anët, shpallet botërisht. U përpall lajmi i ardhjes së... 2. pës. e PËRPÁLL…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁLLUR (i, e) mb., vjet. I shpallur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përshtatem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përshtat, përkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPALÚAR (i, e) mb. I përshtatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përparëse. Laj (hekuros) përpalën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë