Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRPËLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpëlit diçka ose kur përpëlitem. Përpëlitjet e qepallave. Përpëlitja e krahëve (të shpendit).
2. Lëvizje të shpejta e të përsëritura dridhëse të të gjithë trupit ose të një pjese të tij; lëvizje e rrotullime të shpeshta të trupit për t’u qetësuar nga një dhembje etj. Përpëlitjet e të sëmurit. Përpëlitjet e bishës së plagosur.
3. fig. Përpjekje të ethshme që bën dikush për të shpëtuar nga një rrezik, për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të gjetur një rrugëdalje çfarëdo. Përpëlitjet e fundit e një të mbyturi.
✱Sin.: kapsallitje, përpjekje, përpushje, përplasje, vërtitje, rrotullim, dridhje, vuajtje, mundim, torturim.
PËRPËLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përpëlitje, rrahje. Përpëlima e zemrës (pulsit).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPËLÍT (PËRPËLÍS) vep., ~A, ~UR kal. Lëviz me shpejtësi kapakët e syve ose një gjymtyrë të trupit. Përpëlit sytë çel e mbyll sytë me shpejtësi. Zogu përpëliste krahët.✱Sin.: kaps…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRPËLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Lëviz a përpiqem shumë sa andej e këtej, sillem vazhdimisht herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër nga një dhembje, nga një shqetësim i f…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPËLÍTUR (i, e) mb. Që përpiqet shumë për të tjerët, i përpjekur. Djalë i përpëlitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRPËLÍTËS,~E mb. 1. Që bën dridhje a lëvizje të shpejta e të shpeshta, që përpëlitet. Flaka përpëlitëse e qiriut. Me sy përpëlitës. Fundi përpëlitës i një diktatori.2. fig. Që shq…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë