Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRNGJÁ/J vep., ~VA, ~RË përf., jokal. 1. Kam tipare, veti a cilësi të afërta ose të njëjta me një tjetër, i ngjaj, i shëmbëllej; i ngjan diçkaje. I përngjan së motrës. I përngjan shumë. Nuk i përngjan fare. Bëmë baba, të të përngjaj. (fj. u.) thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin në sjellje e në mendime.
2. vet. v. III Duket, është si dikush a si diçka, ngjan. Përngjan si satelit. Më përngjau si vëllai.
✱Sin.: ngjaj, shëmbëllej, përngjas.
PËRNGJÁLL vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. E bëj dikë më të gjallë, e gjallëroj.2. E përtërij.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÁRJ/E,~A f. Të qenët i ngjashëm me dikë a me diçka, përngjasim; ngjashmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÁ/S vep., ~VA, ~RË jokal. Përngjaj. Përngjiste me babanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJASÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Ngjasim, ngjashmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÁSJ/E,~A f. Përngjasim, përngjashmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÁS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ngjasoj me dikë; ngjason me diçka. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përngjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë.2. kal.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÉSH vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. Ngjesh diçka fort. E përngjeshi pambukun në thes. I ngjeshi dhe i përngjeshi rrobat në çantën e shpinës. 2. fig. I bie dikujt me forcë, ia ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Bashkoj a puthit mirë dy a më shumë gjëra njërën pas tjetrës. Përngjit dy pllaka mermeri. 2. gjuh. Formoj një fjalë të vetme duke bashkuar dy a më sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRNGJÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Bashkohet a puthitet mirë një gjë pas një tjetre. 2. fig., vetv. I afrohet aq shumë dikujt, sa i ngjishet pas trupit. U përngji…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRNGJÍZ vep., ~A, ~UR gjuh., vjet., kal. Përngjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë