Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRMJEGÚLLAS ndajf. Si nëpër mjegull.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRM/JÉRR vep., ~ÓRA, ~JÉRRË jokal. dhe kal. Bëj ujët e hollë, shurroj.✱Sin.: urinoj shurroj, shurr, pshurr, përshurr.♦ E bëri të përmjerrë (të vjellë) *gjak (dikë) bised.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJÉRRJ/E,~A f. Veprimi kur përmjerr ose kur përmirrem. I ishte shtuar ndjeshëm përmjerrja.✱Sin.: urinim, shurrim, shurrosje, pshurrje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJÉRRË (i, e) mb. Që është përmjerrë, që ka urinuar në rroba. Plak i përmjerrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJÉT,~I m. krahin. 1. Mes, bel. Përmjet i hollë. 2. Mes, mjedis. Në përmjet të fshatit.✱Sin.: mes, bel, mjedis.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJÉT parafj. Nëpërmjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJETHÓLLË [lexo: PËRMJET-HÓLLË] mb. Belhollë, belunazë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur përmjetoj ose kur përmjetohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E mbush një enë deri në mes ose pi a ha rreth gjysmën e diçkaje që ndodhet në një enë; përgjysmoj. E përmjetoi gotën me verë. E përmjetoi tortën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMJETÚAR (i, e) mb. I përgjysmuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë