Fjalori
PËRMETAR

PËRMETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendas nga Përmeti ose ai që e ka prejardhjen nga Përmeti.

PËRMETAR

PËRMETÁR,~E mb. Që ka të bëjë me Përmetin ose me përmetarët, që është karakteristik për Përmetin ose për përmetarët, i Përmetit ose i përmetarëve; që është krijuar nga përmetarët. Rinia përmetare. Vajzë përmetare. Këngë përmetare.


Rezultate të ngjashme

PËRMETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase nga Përmeti ose ajo që e ka prejardhjen nga Përmeti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMETÁRÇE ndajf., bis. 1. Ashtu si bëjnë, si flasin a si këndojnë përmetarët. I mori këngës përmetarçe. Është veshur përmetarçe. 2. Në të folmen e Përmetit. Flet përmetarçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMETÁRÇ/E,~JA f. 1. E folmja e Përmetit. E njohu nga përmetarçja. 2. Këngë a valle përmetare. A s’ia marrim një përmetarçeje!

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.