Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRMBÝSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përmbys ose kur përmbysem.
2. Gjendja pasi përmbys dikë apo diçka ose kur përmbysem. Përmbysje të thella shoqërore (ekonomike). Është një përmbysje e madhe.
✱Sin.: vithisje, batim, batisje, rrëzim, rroposje, anasjellje, anasjellë, kthim, rrëgjim, shtrirje, rrokullisje, shembje, shfronësim, lërim, qilizmë, mundje, mposhtje, prishje, shkatërrim, zhdukje, rrëkëllim, tronditje.
PËRMBÝS vep., ~A, ~UR kal. 1. E kthej a e vë përmbys. Përmbysi tabletin (celularin, librin).
2. E kthej me kokë poshtë, e kthej me këmbë përpjetë a me rrota përpjetë. Përmbysi makinën. Dallgët e përmbysin lundrën.
3. E rrëzoj përtokë me forcë (zakonisht nga një vend i lartë). Përmbysi tryezën (karrigen).
4. E shtrij dikë barkas; e rrëzoj me fytyrë përdhe. E përmbysi në tapet (në ring).
5. bujq. Kthej tokën, i bëj lërimin e parë; i hedh tokës plehun dhe e punoj. Përmbysën tokën (ugarin).
6. fig. Bëj rrëmujë diku, s’lë gjë pa lëvizur nga vendi, e kthej gjithçka mbrapsht. I përmbysën shtëpinë (bibliotekën). Ia përmbysën gardërobën.
7. fig. E vendos diçka në një drejtim të kundërt me atë që ka pasur; e shpie fundin në fillim dhe fillimin në fund. Përmbys rendin e fjalëve në fjali.
8. fig. E mund keqas dikë, e vë poshtë, e mposht. E përmbysën regjimin monist.
9. fig. E ndryshoj rrënjësisht gjendjen a e kthej në të kundërtën e vet; e prish nga themelet; e rrëzoj me luftë një rend, një qeveri etj. E përmbysën situatën (gjendjen). I përmbysën marrëdhëniet e mëparshme.
10. fig. Hedh poshtë me argumente e me fakte diçka që mbahej si e vërtetë, që mbizotëronte në mendjet e njerëzve deri në atë kohë, rrëzoj. Përmbys një teori (një tezë) të gabuar.
11. bised. Bëj qejf në një dasmë a në një gosti duke kënduar e duke vallëzuar me zhurmë. E përmbysën në dasmën e djalit.
✱Sin.: batoj, batis, kthej, vithis, prapoj, prapësoj, mbrapshtoj, prapështoj, zmbraps, kapërdij, rrëzoj, rropos, shkund, anasjell, thaj, shkulloj, rrëkëllej, rrokullis, shtrij, ndryshoj, ndërroj, mund, mposht, shemb, shfronësoj, shkelmoj, shkatërroj, zhduk.
♦ Përmbys *botën (për dikë a për diçka). Përmbys (shemb) *malet (dikush). Përmbys (djeg) *shtëpinë (për dikë).
PËRMBÝS ndajf. 1. Me gjoks e me fytyrë poshtë, me kurriz lart e me bark përdhe, barkas. I shtrirë përmbys. Fle përmbys. U kthye përmbys. Ra përmbys sa gjatë gjerë.
2. Me pjesën e sipërme të kthyer poshtë a nga ana ku mbështetej, me majën poshtë e me fundin lart, kokëposhtë, së prapthi. I vuri (i ktheu) gotat (enët) përmbys. E ktheu varkën përmbys.
3. Duke qenë i kërrusur mbi diçka. Rri tërë ditën përmbys mbi libra.
✱Sin.: barkas, kokëposhtë, së prapthi, kërrusshëm.
♦ Bie përmbys (për dikë) e dua shumë, jam shumë i dhënë, vdes pas dikujt a pas diçkaje; e kam shpirt (dikë) jap kokën; jap shpirtin; i jap (i fal) zemrën (dikujt). E ktheu përmbys (diçka). 1. Bëri rrëmujë të madhe diku, e përmbysi; e ktheu mbrapsht. 2. E shkatërroi keq diçka, i solli dëme të mëdha diçkaje, e prishi fare.
PËRMBÝLL vep., ~A, ~UR 1. kal. I jap fund diçkaje, e mbyll. E përmbylli kapitullin e dytë të librit. 2. kal., vet. v. III Ka në përbërjen e vet, përfshin, rrok. Vepra përmbyll ide …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝS vep., ~A, ~UR kal. 1. E kthej a e vë përmbys. Përmbysi tabletin (celularin, librin).2. E kthej me kokë poshtë, e kthej me këmbë përpjetë a me rrota përpjetë. Përmbysi makin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝS ndajf. 1. Me gjoks e me fytyrë poshtë, me kurriz lart e me bark përdhe, barkas. I shtrirë përmbys. Fle përmbys. U kthye përmbys. Ra përmbys sa gjatë gjerë. 2. Me pjesën e s…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBYSÁN,~E mb. 1. Përmbysës.2. I pafat, i pambarshëm. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRMBÝS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie përmbys, rrëzohem me fytyrë e me bark përdhe; shtrihem barkas. Nuk e mbanin këmbët dhe u përmbys. 2. vetv., vet. v. III Bie me pjesën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝSTË (i, e) mb. Që është vezak me gjerësinë më të madhe lart.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝSUR (i, e) mb. 1. Që është përmbysur a është kthyer përmbysur. Libër i përmbysur.2. Që është rrëzuar me këmbë a me rrota përpjetë. Tavolinë e përmbysur. Makinë e përmbysur. A…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që përmbys një gjendje, një rend shoqëror, një regjim, një qeveri etj. 2. Plangprishës. 3. tek. Mekanizëm që shërben për të zbrazur mineralin ose n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝSËS,~E mb. 1. Që përmbys një gjendje etj.; përmbystar.2. Plangprishës. 3. Që shërben për të përmbysur diçka.✱Sin.: përmbystar, plëngprishës, prishës, përmbysan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBÝT vep., ~A, ~UR kal. 1. E mbyt me ujë të shumtë, i lëshoj një sasi të madhe uji që ta mbulojë plotësisht. Përmbytin tokat (arat).2. vet. v. III Vërshon lumi a përroi dhe mbul…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë