Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRMBLÉDHËS/E,~JA f. Pasqyrë përmbledhëse e të dhënave të grumbulluara.
PËRMBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Libër që përfshin disa artikuj, studime, krijime letrare, dokumente etj. me përmbajtje të afërt ose që përmbledh vepra të shkruara nga i njëjti autor. Përmbledhës arkeologjik. Përmbledhës i etnografisë shqiptare.
2. Ai që paraqet në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e një shkrimi etj.
3. Ai që bën përmbledhjen e disa artikujve, studimeve, krijimeve letrare, dokumenteve etj. në një vëllim të vetëm. Emri i përmbledhësit të librit.
PËRMBLÉDHËS,~E mb. 1. Që e paraqet diçka shkurt e në vijat themelore; që nuk përfshin hollësitë, që e jep në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e një libri etj. Artikull përmbledhës. Mësim përmbledhës. Shënime përmbledhëse. Në mënyrë përmbledhëse.
2. Që del nga grumbullimi i të dhënave të ndryshme; që pasqyron në mënyrë të përmbledhur të dhëna të ndryshme të grumbulluara andej-këtej. Pasqyrë përmbledhëse. Plani përmbledhës i shpenzimeve.
3. gjuh. Që shënon një grup qeniesh a sendesh të një lloji, të cilat paraqiten si një tërësi e vetme. Emër përmbledhës (p.sh. djalëri, grari, fshatarësi etj.). Ka kuptim përmbledhës.
✱Sin.: i përmbledhur, paraqitës, hartues, përpilues, i shkurtuar.
PËRMBL/ÉDH vep., ~ÓDHA, ~ÉDHUR kal. 1. Mbledh disa gjëra të shpërndara andej-këtej ose në vende të ndryshme dhe i vendos diku të gjitha së bashku; fut në një vend. I përmblodhi tes…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përmbledh ose kur përmblidhem. Përmbledhja e referatit. Përmbledhja e veprave (e artikujve) në një vëllim. 2. Përmbledhës. Përmbledhje…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉDHTË (i, e) mb. I përmbledhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉDHUR (i, e) mb. 1. Që e paraqet diçka shkurt, me pak fjalë e në vijat themelore; që nuk përfshin hollësitë e gjithçka është shkruar ose është thënë, përmbledhës. Përshkrim i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉDHUR ndajf. Përmbledhtas. Foli përmbledhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉDH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përmbledhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉT vep., ~A, ~UR gat., kal. I hedh yndyrë gjellës; yndyroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRMBLÉT/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e PËRMBLÉT.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉTJ/E,~A f., gat. Veprimi kur përmblet ose kur i hedh yndyrë gjellës, yndyrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBLÉTUR (i, e) mb., gat. Që është përmbletur, i yndyruar, i yndyrshëm.✱Sin.: i yndyruar, i yndyrshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë