Fjalori


Rezultate të ngjashme

PËRMBÍ parafj. Sipër diçkaje, mbi dikë a mbi diçka. Përmbi tryezë. Përmbi dhe. Përmbi kokë. Përmbi ballë. U hodh përmbi dallgë. Përmbi këtë çështje do të flasim nesër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIDÓR/Ë,~A f. Shpina e dorës, mbidorë.Sin.: shpinëdorë, pasgrushtë, mbidorë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIKËQÝR vep., ~A, ~UR përf., kal. Mbikëqyr me shumë kujdes e përgjegjësi. Përmbikëqyrte punimet për ndërtimin e urës së drunjtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRMBIKËQÝR/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRMBIKËQÝR.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIKËQÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbikëqyr ose kur mbikëqyrem.2. Mbikëqyrje e kujdesshme dhe me shumë përgjegjësi, supervizion.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIKËQÝRËS,~E mb. Që mbikëqyr me shumë kujdes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIKËQÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT Mbikëqyrës. S’vuloste myftari pa përmbikëqyrësin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIKËQÝRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbikëqyrëse e kujdesshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBINÍP,~I m. sh. ~A, ~AT Stërnip.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBINJERÍ,~U m. Ai që ka forcë, aftësi, inteligjencë më të madhe etj. se njerëzit e tjerë; ai që i kapërcen fuqitë, aftësitë e mundësitë e njeriut; mbinjeri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBINJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka forcë, aftësi, inteligjencë më të madhe etj. se njerëzit e tjerë; që i kapërcen fuqitë, aftësitë e mundësitë e njeriut; mbinjerëzor.2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBINJERËZÓR,~E mb. I mbinjerëzishëm. Forcë përmbinjerëzore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIPASNÉSËR ndajf. Një ditë pas ditës së pasnesërme, tjetërpasnesër. Sot, nesër, pasnesër dhe përmbipasnesër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBISHÓQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shemër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRMBIVÁRRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që bëhet mbi varrin a pranë varrit të dikujt. Fjalim i përmbivarrshëm. Vajtimet e përmbivarrshme të Ajkunës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.