Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRMBÍ parafj. Sipër diçkaje, mbi dikë a mbi diçka. Përmbi tryezë. Përmbi dhe. Përmbi kokë. Përmbi ballë. U hodh përmbi dallgë. Përmbi këtë çështje do të flasim nesër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIDÓR/Ë,~A f. Shpina e dorës, mbidorë.✱Sin.: shpinëdorë, pasgrushtë, mbidorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIKËQÝR vep., ~A, ~UR përf., kal. Mbikëqyr me shumë kujdes e përgjegjësi. Përmbikëqyrte punimet për ndërtimin e urës së drunjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRMBIKËQÝR/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRMBIKËQÝR.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIKËQÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mbikëqyr ose kur mbikëqyrem.2. Mbikëqyrje e kujdesshme dhe me shumë përgjegjësi, supervizion.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIKËQÝRËS,~E mb. Që mbikëqyr me shumë kujdes.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIKËQÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT Mbikëqyrës. S’vuloste myftari pa përmbikëqyrësin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBINJERÍ,~U m. Ai që ka forcë, aftësi, inteligjencë më të madhe etj. se njerëzit e tjerë; ai që i kapërcen fuqitë, aftësitë e mundësitë e njeriut; mbinjeri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBIPARDJÉ ndajf. Një ditë përpara ditës së pardjeshme, tjetërpardje. Dje, pardje dhe përmbipardje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRMBISHÓQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shemër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë