Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRLLÓÇJ/E,~A f. Përbaltje.
PËRLLÓG vep., ~A, ~UR krahin., kal. Bëj pis dikë a diçka; ndyj.✱Sin.: ndyj, ndot, fëlliq, baltos, baltoj, përbalt.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRLLÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. Ndyhem, bëhem pis. 2. pës. e PËRLLÓG.✱Sin.: ndyhem, ndotem, fëlliqem, baltosem, përbaltem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLÓGI/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Veprimi kur përllog ose kur përllogem; ndotje.2. Gjendja kur përllog ose kur përllogem; ndotje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLÓGUR (i, e) mb., krahin. I bërë pis, i ndotur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLÓGËT (i, e) mb., krahin. I përlloçur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLÓMSH,~E mb. I fëlliqur. Burrë përllomsh. Grua përllomshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLÓÇ vep., ~A, ~UR kal. Përbalt. Përlloçi këpucët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLOÇÁN,~E mb. 1. I përlloçur, i përbaltur, i bërë shumë pis (zakonisht për fëmijët). Fëmijë përlloçan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRLLÓÇ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Përbaltem. U përlloçën duke ecur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLLOÇÍT (PËRLLOÇÍS) vep., ~A, ~UR kal. Përlloç, përbalt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë