Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRLÁRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përlaj ose kur përlahem. Përlarja e tokës nga uji.
2. Kapje, pushtim a shtrëngim me forcë i dikujt.
3. Rrëmbim me forcë i dherave, i të mbjellave, i pemëve etj. nga shira apo ujëra të rrëmbyeshme.
4. Rrëmbim, vjedhje, grabitje.
5. fig. Zhdukje a fshirje nga faqja e dheut.
6. Gëlltitje a ngrënie e menjëhershme e diçkaje.
7. Pushtim i një vendi.
✱Sin.: kapje, përfshirje, rrokje, mbërthim, rrëmbim, fshirje, zhdukje, shfarosje, gllabërim, vjedhje, grabitje, gëlltitje, kapërdimje, llufitje.
PËRLÁRT ndajf. Lart, përpjetë. Kumti ogurzi u ngrit përlart. Mori përlart.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr., përf. Lartësim, fisnikërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRLARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR përf., libr., vetv. Lartësohem, fisnikërohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., libr., kal. Lartësoj, fisnikëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚAR (i, e) mb., përf., libr. I lartësuar; i fisnikëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚES,~E mb., përf., libr. Që lartëson, që fisnikëron.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I lartësueshëm, i fisnikërueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLÁRË (i, e) mb. 1. I kapur a mbërthyer me dikë për beli, për qafe etj. I gjeti të përlarë. 2. Që është rrëmbyer me forcë nga një vend. Ara (të mbjella) të përlara. Toka të përla…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLÁRËS,~E mb. 1. Që përlan diçka, që e rrëmben me forcë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë