Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRLÁRË (i, e) mb. 1. I kapur a mbërthyer me dikë për beli, për qafe etj. I gjeti të përlarë.
2. Që është rrëmbyer me forcë nga një vend. Ara (të mbjella) të përlara. Toka të përlara.
3. fig. I zhdukur a fshirë nga faqja e dheut, i shfarosur, i zhbirë.
4. I rrëmbyer, i vjedhur, i grabitur. Para (mallra) të përlara.
5. Që është gëlltitur menjëherë, që është ngrënë e tëra shpejt e shpejt. Pjata të përlara.
6. Që është pushtuar me forcë. Rajone (fshatra, toka) të përlara.
✱Sin.: i mbërthyer, i rrëmbyer, i zhdukur, i shfarosur, i zhbirë, i rrëmbyer, i vjedhur, i grabitur, i gëlltitur, i pushtuar.
PËRLÁ/J vep., ~VA, ~RË bised., kal. 1. E kap dikë shpejt, duke e pushtuar e shtrënguar mirë, e përfshij, e mbërthej. E përlau për zverku (për beli). E përlau me të dy krahët.
2. E marr me vete diçka, duke e rrëmbyer dhe duke e hequr me forcë e me shpejtësi nga një vend, e fshij. E përlau shiu dheun. I përlau era gjethet. E përlanë dallgët.
3. fig. Zhduk, fshij nga faqja e dheut, zhbij, shfaros. I përlau kolera (kovidi, gripi spanjoll, murtaja). E përlaftë mortja! (mallk.).
4. Rrëmbej diçka me shpejtësi dhe zakonisht me dhunë a fshehurazi, vjedh; grabit. Ia përlanë të gjitha. Ia përlau nga dora (nga xhepi).
5. Ha a gëlltit diçka menjëherë; e fshij diçka të tërë e shpejt e shpejt, s’lë gjë fare. I përlau pjatat. E përlau ujku delen. Ai më përlan edhe mua (bised., iron.) ai ha shumë.
6. fig. Pushtoj me forcë vende a krahina të huaja. Përlanë toka (krahina) të tëra.
✱Sin.: përfshij, mbërthej, fshij, rrëmbej, përpij, laj, zhduk, shfaros, zhbij, rrotoj, vjedh, grabit, qëroj, rruaj, rrufit, gëlltit, gllabëroj, gërryej, fërkat, rrushkulloj, rrumbulloj, palloj, pushtoj, kap, rrok, zë, shtrëngoj, marr, heq, tërheq, lëpij, pastroj, ngre, blej, qeth, kosit, sos, asgjësoj, rrjep, thith, ha, llufis, kollofis, faroj, faros, zhvat, copit.
PËRLÁRËS,~E mb. 1. Që përlan diçka, që e rrëmben me forcë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLÁRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përlaj ose kur përlahem. Përlarja e tokës nga uji.2. Kapje, pushtim a shtrëngim me forcë i dikujt. 3. Rrëmbim me forcë i dherave, i të mbjellave, i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLÁRT ndajf. Lart, përpjetë. Kumti ogurzi u ngrit përlart. Mori përlart.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr., përf. Lartësim, fisnikërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRLARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR përf., libr., vetv. Lartësohem, fisnikërohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., libr., kal. Lartësoj, fisnikëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚAR (i, e) mb., përf., libr. I lartësuar; i fisnikëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚES,~E mb., përf., libr. Që lartëson, që fisnikëron.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLARTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I lartësueshëm, i fisnikërueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë