Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRLËVDAT/Ë,~A f. Përlëvdim, mburrje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLËVDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. 1. Veprimi kur përlëvdoj ose kur përlëvdohem.2. Lëvdim, lavdërim.✱Sin.: lavdërim, mburrje, lëvdim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLËVD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., kal. I thur lëvdata të shumta dikujt a diçkaje; e lavdëroj tepër dikë. E përlëvdonin me këngë (me himne).✱Sin.: lavdëroj, përlëvdoj, mburr.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLËVDÚAR (i, e) mb. Që është përlëvduar a që është mburrur shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRLËVDÚES,~E mb. Që lëvdon a që mburr shumë dikë a diçka. Fjalim përlëvdues. Fjalë përlëvduese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë