Fjalori
PËRKUSHTOJ

PËRKUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., kal. (me trajtëshkurtër përemërore) Ia kushtoj.


Rezultate të ngjashme

PËRKUSHTÍ,~A f. Përkushtim. Besimi, dashuria, puna dhe përkushtia e pafund e Nënë Terezës. Popull (komb, vend) i njohur në përkushtinë e tij ndaj besimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkushtoj ose kur përkushtohem. 2. Kushtim, devotshmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTIMÓR,~E mb. Që i përkushtohet dikujt a diçkaje madhore, përkushtues. Puna e tij përkushtimore disavjeçare e nxori në dritë. Këngë (poezi) përkushtimore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRKUSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I kushtohem. 2. pës. e PËRKUSHTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTÚAR (i, e) mb. Që i është kushtuar me mish e me shpirt dikujt a diçkaje, i dhënë plotësisht. Studiues i përkushtuar i historisë (i gjuhës shqipe). Artizane e përkushtuar. V…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTÚES,~E mb. 1. Që bëhet me përkushtim. Operacioni u krye me sukses falë punës përkushtuese e ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit. 2. Që i përkushtohet dikujt a diçkaj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përkushtueshëm; vetia e diçkaje që është e përkushtueshme. Dallohej qartë një përkushtueshmëri ideologjike. Përkushtueshmëri kombëtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund t’i përkushtohet me mish e me shpirt dikujt a diçkaje; i përkushtuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKUSHTÚESHËM ndajf. Me përkushtim, me durim. Lartësoi përkushtueshëm miqësinë për popullin shqiptar. Po sillet gjithnjë e më përkushtueshëm ndaj nënkulturës dhe pseudokulturës. V…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.