Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKÚND vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund lehtë foshnjën, zakonisht në djep a në një shtrat të posaçëm, për ta vënë në gjumë. Përkund fëmijën. Përkund në karrocë.
2. Tund lehtë, lëkund. Valët përkundin skafin. Era përkund majat e pemëve.
✱Sin.: djepoj, tund, nanuris, lëkund.
♦ E përkund (e tund) në *djep (dikë).
►PËRKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëkundem lehtë, tundem sa andej këtej, kolovitem. 2. fig., vetv. Më pëlqen të rroj me shpresa, me ëndërrime etj., gënjej veten me diçka që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përkund ose kur përkundem. Përkundja e fëmijës krevat.✱Sin.: tundje, nanurisje, lëkundje, kolovitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDRA ndajf. Përkundrazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDRAZI pj. Krejt ndryshe nga sa mund të mendohet a nga ajo që është thënë më parë; jo. - Mos ishte diçka e papritur? - Përkundrazi, këtë e kishim marrë vesh me kohë.✱Sin.: për…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKUNDRÉJT ndajf. Në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrë në drejtim të dikujt a diçkaje; përballë; ballë për ballë. Në bregun përkundrejt. Mali që ndodhet përkundrejt.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKUNDRÉJT parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar se dikush a diçka gjendet a lëviz përballë një frymori a sendi (me kuptimin “në drejtim të...”, “me fytyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDËR pj. Përkundrazi. Dasma me shokë e lufta përkundër janë të kollajta. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDËR parafj. Kundër, përballë, kundrejt. Përkundër asaj rryme. Përkundër shiut.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDËRT (i, e) mb. 1. Që ndodhet me fytyrë në drejtim të dikujt a të diçkaje, i vendosur ballë për ballë me dikë a me diçka; që është në anën e kundërt të diçkaje. Ana e përkund…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKÚNDËS,~E mb. Që përkund. Kujtime (meditime) përkundëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë