Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKRÝE ndajf. Mbanë. Ia doli përkrye. I paske rënë përkrye.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝE paraf. Mbi, sipër. Doli përkrye shtëpisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. E bëj diçka gjithnjë më të mirë, duke synuar të mos ketë asnjë të metë, përsos. E përkryej në çdo ditë mjeshtërinë. 2. përf. Kryej plotësisht, sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRYEKRÁHU mb. I majekrahut. Këngë përkryekrahu.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝER (i, e) mb. 1. Që është bërë pa asnjë të metë, i përsosur. Vepër (punë, pikturë) e përkryer. 2. Që s’ka asnjë të metë, shumë i mirë nga të gjitha anët. Njeri i përkryer. Bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝERJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përkryej ose kur përkryhet diçka.2. Përsosje.✱Sin.: përsosje, përsosuri, mbarim, përfundim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝES,~I m. sh. ~, ~IT krahin. Pjesa e sipërme e opingave që punohet me penj ose me dredhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Cipa a shtresa e hollë që zë qumështi, kosi a gjella. I heq përkryesën gjellës. 2. Pjesa më e sipërme barit në një livadh etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRKR/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Përsosem, perfeksionohem.2. vetv., vet. v. III Bëhet gjithnjë më i mirë deri sa arrin të mos ketë asnjë të metë, përsoset. Krahas zhvill…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÝQAZI ndajf. Kryqas. I ra arës përkryqazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë