Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKRÁHUR (i, e) mb. Që është përkrahur. Ndihej i përkrahur. Familjet e përkrahura.
✱Sin.: i mbrojtur, i mbështetur, i favorizuar.
PËRKRÁH vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndihmoj dhe e mbroj dikë në rrethana të ndryshme, i gjendem pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, i bëhem krah; mbaj anën e dikujt, e mbështet, jam me të, i dal krah. E përkrah shokun. Përkrah me të gjitha fuqitë (në çdo rrethanë). E përkrahte me (pa) të drejtë.
2. Mbështet një mendim, një veprim, një nismë të dikujt etj.; jam ithtar a pasues i dikujt. Përkrah mendimet (risitë) e sjella. Përkrah përhapjen e sportit të tenisit.
✱Sin.: ndihmoj, mbroj, mbështet, pohoj, favorizoj, miratoj, gjendem, ushqej, trimëroj, hatëroj, anësoj.
PËRKRÁH ndajf. 1. Pranë dikujt a diçkaje, në krah, përbri; afër, pranë. Shtëpia përkrah.
2. fig. Në një vijë përpjekjesh a lufte me dikë; pranë, afër, në krah. Gjithnjë do të më kesh përkrah. I qëndron përkrah në çdo vështirësi.
✱Sin.: përbri, pranë, afër.
♦ I rri (i qëndroj) përkrah (dikujt) i gjendem dikujt dhe e mbroj a e ndihmoj në çdo vështirësi, e përkrah dikë, e mbështet përherë, jam me të; i rri (i qëndroj) afër; i rri (i qëndroj) pranë.
PËRKRÁH parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Frymorin a sendin, afër të cilit gjendet, lëviz etj. dikush a diçka; përbri, pranë. Përkrah shokut. Përkrah ndërtesës. Ecte përkrah tij. Notonte përkrah vajzës së vogël.
2. Njeriun a vendin, të cilin e ndihmojmë në rrethana të ndryshme. Përkrah tyre u ndodh i madh e i vogël.
✱Sin.: përbri, pranë.
PËRKRÁH vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndihmoj dhe e mbroj dikë në rrethana të ndryshme, i gjendem pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, i bëhem krah; mbaj anën e diku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁH ndajf. 1. Pranë dikujt a diçkaje, në krah, përbri; afër, pranë. Shtëpia përkrah. 2. fig. Në një vijë përpjekjesh a lufte me dikë; pranë, afër, në krah. Gjithnjë do të më ke…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁH parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Frymorin a sendin, afër të cilit gjendet, lëviz etj. dikush a diçka; përbri, pranë. Përkrah shokut. Përkrah nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHAS ndajf. Krah për krah. Ecnin përkrahas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRKRÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv., vet. v. III Kufizohet, ka afër, ka përbri. Shkolla përkrahej nga (rruga) shëtitorja. 2. vetv. (me një trajtë të shkurtër të përemr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Përkrahje, ndihmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkrah ose kur përkrahem. Përkrahja e teknologjisë informative. Përkrahje e fuqishme (e gjithanshme). Përkrahje e pakushtëzuar. 2. Ndih…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përkrah, ndihmoj, i zgjas dorën dikujt për ta ndihmuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAHÚAR (i, e) mb. I përkrahur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbron e ndihmon dikë në rrethana të ndryshme, i gjendet pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, ai që i bëhet krah dikujt2. Ai…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë