Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKRÁHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që mbron e ndihmon dikë në rrethana të ndryshme, i gjendet pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, ai që i bëhet krah dikujt
2. Ai që mban anën e dikujt, e mbështet, bëhet me të dhe i del krah. Kishin shumë përkrahës.
3. Ai që mbështet e përkrah mendimin, pikëpamjet, veprimet etj. të dikujt; ithtar, pasues; kund. kundërshtar; kundërshtues. Përkrahës i flaktë (i zjarrtë, i vendosur). Përkrahës i vendosur i të drejtave të njeriut.
✱Sin.: mbrojtës, mbështetës, partizan, ithtar, nxënës, pasues, trimërues.
PËRKRÁH vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndihmoj dhe e mbroj dikë në rrethana të ndryshme, i gjendem pranë kur ka nevojë ose kur është në gjendje të vështirë, i bëhem krah; mbaj anën e diku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁH ndajf. 1. Pranë dikujt a diçkaje, në krah, përbri; afër, pranë. Shtëpia përkrah. 2. fig. Në një vijë përpjekjesh a lufte me dikë; pranë, afër, në krah. Gjithnjë do të më ke…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁH parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Frymorin a sendin, afër të cilit gjendet, lëviz etj. dikush a diçka; përbri, pranë. Përkrah shokut. Përkrah nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHAS ndajf. Krah për krah. Ecnin përkrahas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRKRÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv., vet. v. III Kufizohet, ka afër, ka përbri. Shkolla përkrahej nga (rruga) shëtitorja. 2. vetv. (me një trajtë të shkurtër të përemr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Përkrahje, ndihmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkrah ose kur përkrahem. Përkrahja e teknologjisë informative. Përkrahje e fuqishme (e gjithanshme). Përkrahje e pakushtëzuar. 2. Ndih…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përkrah, ndihmoj, i zgjas dorën dikujt për ta ndihmuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRAHÚAR (i, e) mb. I përkrahur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKRÁHUR (i, e) mb. Që është përkrahur. Ndihej i përkrahur. Familjet e përkrahura. ✱Sin.: i mbrojtur, i mbështetur, i favorizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë