Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që zgjat një kohë jo të gjatë, që është për pak kohë, që nuk vijon gjithmonë; që kalon shpejt; kund. i përhershëm. Banesë e përkohshme. Detyrë (punë) e përkohshme. Dukuri (shfaqje) e përkohshme. Gjendje e përkohshme. Vështirësi të përkohshme. Përmirësimi i përkohshëm i gjendjes. Qëndrim (largim) i përkohshëm. Paaftësi e përkohshme për punë.
2. Që është ngarkuar të kryejë detyra të caktuara për një periudhë kohe të kufizuar (për disa organe të zgjedhura ose të emëruara). Qeveri e përkohshme.
3. Që punon në periudha a në stinë të caktuara të vitit; që bëhet me ndërprerje. Punëtorë të përkohshëm.
✱Sin.: i hëpërhëshëm, provizor, kalimtar, çastor, i tanipërtanishëm, i sotpërsotshëm, i dorëpërdorshëm.
PËRKÓHSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) Revistë ose botim tjetër i ngjashëm që del kohë pas kohe, në periudha të caktuara. E përkohshme pedagogjike (letrare, artistike, shkencore, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKOHSHMËRÍ,~A f., libr. Përkohësi. Vjeshta na kujton e përkohshmërinë e gjërave të bukura. Përkohshmëria kthehet në përhershmëri (fet.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKOHËSÍ,~A f., libr. Të qenët i përkohshëm; vetia e diçkaje që zgjat vetëm një kohë të caktuar, që nuk rron gjatë a nuk është e përhershme, përkohshmëri. Përkohësia e borës së pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKOHËSÍSHT ndajf. Për një kohë jo të gjatë, për pak kohë, jo përgjithmonë; kund. përgjithmonë, përherë. Ndërprenë përkohësisht punimet. Zuri vend përkohësisht. Banon (punon) përk…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKOHËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf., libr. Veprimi kur përkohëzoj ose kur përkohëzohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRKOHËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PËRKOHËZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKOHËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., libr., kal. 1. E vendos diçka në një kohë të caktuar.2. E përcaktoj kohën ndryshe nga rrjedha normale. I përkohëzuan ngjarjet vetëdijshëm ndrysh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë