Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRKËNDÝER (i, e) mb. I yshtur; i namatisur. Tesha të përkëndyera.
PËRKËNÁQ vep., ~A, ~UR përf., kal. E kënaq shumë dikë; e bëj të përjetojë kënaqësi të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRKËNÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR përf., vetv. Kënaqem shumë, përjetoj kënaqësi të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET përf. 1. Veprimi kur përkënaq ose kur përkënaqem.2. Gjendja kur përkënaq ose kur përkënaqem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNÁQUR (i, e) mb., përf. Që është përkënaqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNDÉJ ndajf. Përkëtej.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNDÉJ parafj. Përkëtej.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNDÉLL vep., ~A, ~UR kal. Gjallëroj ngadalë e thellë; përtërij; i jap gjallëri e fuqi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Namatisje; yshtje; përkëndyerje.2. Formulë magjie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Namatis; ysht; përkëndyej.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRKËNDÚAR (i, e) mb. I namatisur; i yshtur; i përkëndyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë