Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PËRKËDHEL


Rezultate të ngjashme

PËRKËDHÉL vep., ~A, ~UR kal. 1. E fërkoj dikë lehtë me dorë, i lëmoj një pjesë të trupit për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie, e ledhatoj. I përkëdheli kokën (flokët, f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHELÁN,~E mb. 1. Që është i përkëdhelur; që është i llastuar. Vajzë përkëdhelane. Djalë përkëdhelan. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRKËDHÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I sillem dikujt rreth e rrotull duke iu fërkuar, për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Përkëdhelet fëmija. I përkëdhelej t’et…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHELÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Shprehje e dashurisë ose e dashamirësisë ndaj dikujt, duke e fërkuar lehtë me dorë, duke i thënë fjalë të ëmbla e duke i buzëqeshur, duke e trajtuar …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHELÓR,~E mb. Përkëdhelës, ledhatues. Shikim (kujdes) përkëdhelor. Përdorim përkëdhelor i fjalëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHELTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përkëdhelës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHELTÁR,~E mb. Përkëdhelës, dhelatar. Shikim përkëdheltar. Me fytyrë përkëdheltare. Momenti i ngazëllimit përkëdheltar. Valëzim përkëdheltar i detit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHÉLUR (i, e) mb. 1. Që e duan më shumë prindërit, që përkëdhelet më shumë, të cilit i bëhen lëshime më shumë se fëmijëve të tjerë. E kishin djalë të përkëdhelur. 2. keq. Që ë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ledhatues.2. Mirëdashës, dashamirës.3. Zemërgjerë.4. Zbunues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRKËDHÉLËS,~E mb. 1. Që përkëdhel, që bën përkëdheljen, që ledhaton, ledhatues. Dora përkëdhelëse e nënës. 2. fig. Që shpreh dashuri a dashamirësi; që shpreh ëmbëlsi e butësi; i k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.