Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRJETËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që të ruhet përgjithnjë një gjendje a diçka tjetër.
2. E bëj që të kujtohet brez pas brezi, e bëj të rrojë në shekuj e të mos harrohet kurrë. Përjetësojmë kujtimin e luftëtarëve për liri. Përjetësojmë ngjarjet historike (dëshmorët, njerëzit e shquar) me përmendore (me pllaka përkujtimore, me buste).
✱Sin.: pavdekësoj, ruaj, pavdekësoj, amshoj.
PËRJETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përjetoj diçka. Përjetimi i çasteve të paharruara.2. Gjendje shpirtërore që krijohet nga ndjenja e mbresa të fuqishme që lënë te njeriu ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRJET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PËRJETÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E jetoj një kohë të mbushur me ngjarje të caktuara; kam mbresa të fuqishme nga një ngjarje a nga një kohë, e jetoj atë me tërë qenien time. Përjetua…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETSHMËRÍ,~A f. Përjetësi. Përjetshmëria e botës tokësore. Atë e gëzonte vetëm përjetshmëria.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. filoz. Që nuk ka as fillim as mbarim në kohë; kund. i përkohshëm. Lëvizje e përjetshme e materies. Natyra (bota) është e përjetshme. 2. Që nuk varet…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETÚAR (i, e) mb. Që është përjetuar. Ndodhi e përjetuar. Rrëfente tmerrin e përjetuar. Krenari e trashëguar, energji e përjetuar!
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i përjetueshëm. Parësore për të ishte përjetueshmëria e muzikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përjetohet. Kjo ka qenë koha më e përjetueshme dhe më e ndier. Ajo që më është dukur e paarritshme, ishte veçse një hap larg: e bukur, e a…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJÉT/Ë,~A f. Përjetësi. Tashmë i takon përjetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJÉTË ndajf. 1. Sa zgjat jeta e njeriut; gjatë gjithë jetës, për gjithë jetën. U ndanë përjetë. I mbeti besnik përjetë. I është mirënjohës përjetë. E dëbuan (e larguan) përjetë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÍ,~A f. 1. Të qenët i përjetshëm, zgjatja pa fillim dhe pa mbarim në kohë. Përjetësia e materies (e lëvizjes). 2. Të qenët jashtë kohës, i pavarur nga koha (për zotin e shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÍM,~I m. 1. Veprimi kur përjetësoj ose kur përjetësohet diçka. Përjetësimi i të rënëve për liri.2. Gjendja kur përjetësoj ose kur përjetësohet diçka.✱Sin.: pavdekësim, amsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të përjetshme, përjetë, në përjetësi. Rrjedh përjetësisht. Do të rrojnë përjetësisht.✱Sin.: përjetë, përjetësishëm, përgjithmonë, përgjithnjë, gjithmo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÍSHËM ndajf. Përjetësisht, në përjetësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përjetshëm. Falënderime të përjetësishme. Eposi i kreshnikëve është një burim i përjetësishëm me të cilin ushqehet letërsia. Romani i Ismail Kadar…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRJETËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i tillë që të rrojë në shekuj e të mos harrohet kurrë, bëhet i përjetshëm. Është përjetësuar vepra e popullit. Me h…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÓR,~E mb. I përjetshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRJETËSÚAR (i, e) mb. Që është përjetësuar. Heronjtë e dëshmorët kanë mbetur të përjetësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë