Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRHÍRËS,~E mb. 1. Që rri gjithmonë afër vatrës, sepse e ndien shumë të ftohtin a është plak. 2. keq. Që nuk zë punë me dorë, që rri gjithë ditën kot, bjerraditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHIRÁSH,~E mb. 1. Përhirës, përhiçkë, hirushe.2. I mefshtë; i humbur.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lart. 1. Veprimi kur përhiroj ose kur përhirohem. 2. Përgëzim; urim. Shprehu përhirimet e tij.✱Sin.: përgëzim, urim
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PËRHIRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR lart., kal. Përgëzoj; uroj. E përhiruan me gjithë zemër.✱Sin.: përgëzoj, uroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÍRSH/ËM (i), ~ME (e) mb., fet. I shenjtëruar, i nderuar. Prelati i përndritshëm dhe i përhirshëm. Fort i përhirshëm Imzot!
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÍRTË (i, e) mb. Që është në ngjyrë të hirit, i përhitur. Re të përhirta. Qiell i përhirtë. Mjegull e përhirtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHIRÚAR (i, e) mb. I uruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHIRÚES/E,~JA f. Që përhiron, që përgëzon, që uron. Fjalë të ngrohta përhiruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë