Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRH/ÍDHEM jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR 1. vetv. I jap trupit përpjetë me vrull, hidhem lart zakonisht disa herë, kërcej. Hidhen e përhidhen nga gëzimi.
2. vetv., vet. v. III Hidhet shumë përpjetë, lëkundet shumë; kërcen lart e poshtë. Përhidhet barka mbi dallgët. Makina përhidhej nëpër gropa.
3. vetv., vet. v. III Lëviz sa andej këtej, tundet, valëvitet. I përhidheshin gërshetat.
4. vetv., vet. v. III Merr me hov lart, ngrihet menjëherë përpjetë; azdiset (edhe fig.). Përhidhet flaka drejt tavanit. I ishte përhedhur shtati ishte rritur shumë e me vrull. Ishin përhedhur lulet.
5. pës. e PËRHÉDH.
✱Sin.: hidhem, tundem, tronditem, valëvitet, trandem, kërcej, lëkundem, ngrihem, harbohem, rritem, zhvillohem, azdisem, harlisem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë