Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRHERSHMËRÍSHT ndajf. Në përhershmëri, përherë, ngaherë. Përhershmërisht i buzëqeshur.
PËRHÉR vep., ~A, ~UR kal. E zgjoj dikë shumë herët në mëngjes. I përheri djemtë që mos ta bënim rrugën në vapë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zgjohem herët në mëngjes, zgjohem pa gdhirë. U përhera dhe u nisa për punë (për shkollë). 2. vetv. Çohem herët e vishem e zbukurohem me tesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përher dikë ose kur përherem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRR vep., ~A, ~UR kal. 1. Herr a tëharr bimët e mbjella në një arë etj.2. I bëj më të rrallë a më të paktë në numër. Shtëpitë janë pa burra, sepse i ka përherrur lufta (emigrim…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHÉRR/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Shkatërrohet, mbetet bosh. Djemtë u përdanë e shtëpia u përherr. 2. pës. e PËRHÉRR.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përherr ose kur përherret. Përherrja e misrit bëhet para prashitjes.2. Gjendja kur përherr ose kur përherret.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRRUR (i, e) mb. 1. Që është përherrur a që është tëharrur (për bimët). Parcelë (arë) e përherrur. 2. fig. Që janë rralluar, që janë bërë më të paktë në numër nga lufta, nga lë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRUR (i, e) mb. Që është çuar shpejt në mëngjes. Njerëz të përherur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRË ndajf. Gjithnjë, gjithmonë, ngaherë; kund. kurrë; asnjëherë. Si përherë. Përherë e më shumë. Vjen përherë. Bukurinë, në e mbajtsh me nder, e zdrit përherë. (fj. u.).✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÉRËT (i, e) mb. I përhershëm. Synim i përherët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë