Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRHÁPJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përhap të tjerët apo diçka ose kur përhapem. Përhapja e sëmundjes te kafshët.
2. Shpërndarje e turmës etj. nëpër shesh. Përhapja e shpezëve në lagunë.
3. Shtrirje në drejtime të ndryshme. Përhapja vijëdrejtë e dritës. Përhapja e arsimit (e kulturës). Përhapja e njohurive shkencore.
4. Shtrirje në shkallë të gjerë; popullarizim. Përhapje e informacionit (e lajmit).
5. Mbartje; shtrirje Përhapja e sëmundjes te kafshët. Përhapja e gripit.
✱Sin.: shpërndarje, përndarje, hapje, shkapërderdhje, shkoqje, shpërkoqje, përshkënditje, përbishtje, davaritje, damahushje, shtrirje, tejshtrirje, zgjerim, përçim, qarkullim, popullarizim, dalje, mbjellje, shprishje, rrezatim, rrjetëzim, mbartje, shpallje.
PËRHÁP vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh diçka në tokë a në ajër duke e shpërndarë në të gjitha anët; largoj në drejtime të ndryshme diçka që është grumbulluar në një vend, e shpërndaj andej e këtej; përndaj; prish një grumbull. Përhap pambukun për ta tharë. Përhap borën (dheun). Dielli i përhapi retë. Era përhap pluhurin e luleve.
2. Bëj që një sëmundje të prekë një shumicë njerëzish duke kaluar nga njëri tek tjetri, e çoj një sëmundje në shumë vetë, e mbart. Përhap kovidin (fruthin). Përhap mikrobe (bacile).
3. E përçoj diçka tek të gjithë, bëj që ta dinë dhe ta njohin të gjithë a një rreth i gjerë njerëzish; e shtrij, e popullarizoj. Përhapi fjalën se... Përhapin dijen (kulturën, arsimin). Përhap shkencën.
4. fig. Bëj që diçka të pushtojë edhe të tjerët a të gjithë, e shtrij tek të tjerët. Përhapte frikë (panik).
✱Sin.: shpërndaj, përndaj, hap, shpërderdh, shkoq, përshkoq, përshkëndit, hallakat, davarit, (davaris), zhdavaris, tuhat, damahush, përbisht, shqep, shtrij, përçoj, tejçoj, qarkulloj, popullarizoj, trumbetoj, përpall, shpërpall, mbjell, zgjeroj, shkapërderdh, çakërdis, shpërhap, hapërdaj, nxjerr, rrezatoj, hedh, rroboj, prish, largoj, shpluhuroj, shtroj, mbart, zhvilloj, shpall, propagandoj, them, qarkulloj, prodhoj, sajoj.
PËRHÁP vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh diçka në tokë a në ajër duke e shpërndarë në të gjitha anët; largoj në drejtime të ndryshme diçka që është grumbulluar në një vend, e shpërndaj an…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemi në drejtime të ndryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.2. vetv., vet. v. III Shtrihet në drejtime të ndryshme d…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÁPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që përhapet; që mund të përhapet. Nënvarianti i ri koronavirusit është më i përhapshëm se variantet e tjera.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÁPUR (i, e) mb. 1. Që është përhapur në drejtime të ndryshme, që e gjen në vende të ndryshme, i zgjeruar, i shtrirë, i shpërndarë. Popullsi shumë e përhapur. Fis i përhapur. 2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÁPUR,~IT (të) as. Përhapje; shtrirje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÁPËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bën të njohur diçka për një rreth të gjerë njerëzish, ai që përhap diçka. Përhapës i arsimit (i kulturës) në masa. Përhapësit e lavdishëm të gjuh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHÁPËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën të njohur diçka për një rreth të gjerë njerëzish, ajo që përhap diçka. 2. Ajo që flet shumë dhe ua thotë diçka shumë vetave, zakonisht m…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHAPËSÍ,~A f. Përhapshmëri, përhapje. Përhapësia e ideve. Përhapësia e dritës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHAPËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Veprimi kur përhapësoj ose kur përhapësohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHAPËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., kal. Përhap me bujë, propagandoj fuqishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë