Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRHË́́NUR (i, e) mb. 1. Që është ndriçuar nga drita e hënës, i përhënuar. Liqen (det, lumë) i përhënur. Luginë (kodër) e përhënur.
2. fig. Që ka ngjyrë të verdhë si i ndriçuar nga dritë e hënës, i artë, i përhënuar.
3. Që ka shumë teka e trille, që e ndërron mendjen orë e çast e nuk di as vetë se ç’dëshiron e se ç’kërkon.
4. Që nuk e përmban dot veten, i pakontrollueshëm. Njeri i përhënur.
5. Shumë i trembur.
6. Që merr rrugët natën; që del natën si somnambul.
✱Sin.: i përhëntë, i përhënuar, i trembur, somnambul, tekanjoz, i papërmbajtshëm, i pakontrollueshëm.
PËRHË́N vep., ~A, ~UR kal. Përhënoj.
PËRHË́N vep., ~A, ~UR kal. Përhënoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHË́N/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Përhënohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përhënim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përhënoj ose kur përhënohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRHËN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Frikësohem; trembem. 2. pës. e PËRHËNÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Ndriçon hëna një mjedis natyror, një qytet, një liqen etj. 2. fig., kal. E bëj në ngjyrën të verdhë a të artë si drita e hënës. Ia…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHË́NT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që është i përhënur; ai që është me hënë; somnambul.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHË́NTË (i, e) mb. I përhënur; që është me hënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHË́NT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përhënur; ajo që është me hënë; somnambule.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHËNÚAR (i, e) mb. 1. Që është përhënuar. Rrugica (kodra, fusha, lugina) të përhënuara. Me flokë të përhënuar.2. fig. Që ka ngjyrë të verdhë si dritë e hënës, i artë. 3. Shumë i …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRHË́NË (i, e) mb. I përhënur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë