Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRGJITHËSÍ,~A f. Të qenët i përgjithshëm; tërësi. Në përgjithësi: a) në tiparet më kryesore e më të përgjithshme, në gjërat më themelore; në shumicën e rasteve, në të shumtën e herës; në vija të përgjithshme, përgjithësisht. Në përgjithësi kështu ndodh; b) në tërësi, të gjithë, pa përjashtim; duke përfshirë të gjitha gjërat e një grupi a të një kategorie; kund. në veçanti. Artet në përgjithësi dhe artet figurative në veçanti (veçanërisht); c) në mënyrë të përgjithshme; pa përmendur emra e pa hyrë në hollësira, në parim, pa u ndalur në diçka të veçantë. E them (e kam) në përgjithësi. Kritikonte në përgjithësi.
PËRGJÍGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fjalët që i thuhen a i shkruhen dikujt, pasi na ka drejtuar një pyetje ose na ka kërkuar diçka; përmbajtja e këtyre fjalëve dhe mënyra se si ia the…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. I shpreh dikujt mendimet e mia, me gojë a me shkrim, pasi më ka pyetur ose me ka kërkuar diçka, jap përgjigje, them a shkruaj diçka si përg…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍM,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgjoj ose kur përgjohem. 2. Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh rreth e rrotull; (usht.) vëzhgim i organizua…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍM,~III m. sh. ~E, ~ET etnogr. Gostia a darka që bëhej kur i vihej emri fëmijës, zakonisht tri ditë pas lindjes; dhuratat që i çoheshin lehonës me këtë rast.✱Sin.: dhurëti, dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me përgjimin, i përgjimit, që është karakteristike për përgjimin. Rregulla përgjimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përgjues; spiun. Përgjimtarë shpirtvegjël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR,~E mb. Që përgjon a spiunon. E pikasi syrin përgjimtar. Grua përgjimtare. Kafshët përgjimtare. Pajisje përgjimtare. Hëna përgjimtare (let.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR/E,~JA f. sh. ~Ë, ~ËT Përgjuese; spiune.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÓR/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vend a mjet lëvizës nga ku bëhen përgjime.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJITHMÓN,~I (i) m. Zoti, Perëndia. Ta ruajmë dhuratën e të Përgjithmonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë