Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRGJÍGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fjalët që i thuhen a i shkruhen dikujt, pasi na ka drejtuar një pyetje ose na ka kërkuar diçka; përmbajtja e këtyre fjalëve dhe mënyra se si ia themi tjetrit; tekst që përmban këto fjalë. Përgjigje e shpejtë (e nxituar, e menduar, e plotë, e qartë, e paqartë, e ngrohtë, e ftohtë). I dha (i ktheu) përgjigje. Mori përgjigje. Mbeti pa përgjigje. I erdhi përgjigjja e aplikimit. E ka përgjigjen në majë të gjuhës. Ai që vonohet tepër me përgjigjen, rrezikon të harrojë pyetjen. (fj. u.).
2. Shtjellimi i mësimit që kërkon mësuesi nga nxënësi kur kontrollon përgatitjen e tij a shkallën e zotërimit të dijeve. Përgjigje e plotë (e mirë, e gabuar). Përgjigje me gojë (me shkrim). Po jep përgjigje po përgjigjet në mësim.
3. Përfundimi i arritur pas shqyrtimit a studimit të diçkaje; zgjidhje. Përgjigjja e analizave. I jap përgjigje një problemi. Çështja pret (kërkon) përgjigje.
4. Diçka që bëhet si kundërveprim a në kundërshtim me një gjë tjetër e që shpreh qëndrimin tonë ndaj saj; veprim që vjen si pasojë e diçkaje. I dhanë kundërshtarit përgjigjen e merituar.
5. Fjalë a arsyetime pa vend që shpreh dikush kur i hiqet vërejtja për diçka; kundërshtim. Nuk i kthen përgjigje prindit (mësuesit).
✱Sin.: gjegje, xhevap, zgjidhje, kundërpërgjigje, shtjellim, përfundim, zgjidhje, kundërveprim, kundërshtim.
PËRGJÍGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. I shpreh dikujt mendimet e mia, me gojë a me shkrim, pasi më ka pyetur ose me ka kërkuar diçka, jap përgjigje, them a shkruaj diçka si përgjigje. U përgjigj shpejt (me vonesë). U përgjigj ngrohtë (ftohtë). Nuk përgjigjet drejt. Përgjigju kur të pyesin! Iu përgjigj pyetjeve. Iu përgjigj shkresës. U përgjigj me letër (me celular, me internet). Malit, si t’i thërrasësh, ashtu përgjigjet. (fj. u.).
2. Jap përgjigje në mësim, them mësimin përpara mësuesit. U përgjigj i pari (i fundit). U përgjigj shumë mirë (mirë, keq). Nuk u përgjigj fare në provim.
3. Tregohem i gatshëm të marr pjesë në një punë a në një veprimtari kur më thërret ose kur më drejtohet dikush; plotësoj kërkesat e dikujt. U përgjigjen kërkesave të tregut.
4. Bëj diçka si përgjigje të një veprimi që drejtohet kundër meje, kundërveproj për t’u mbrojtur ose për të asgjësuar kundërshtarin; kundërveproj ndaj një shkaku të jashtëm, ndaj një ngacmimi etj. Iu përgjigjën sulmit (provokimit). Iu përgjigjën dhunës me dhunë. I përgjigjet ngacmuesit (nxitësit).
5. Mbaj një qëndrim të caktuar ndaj ndjenjave të dikujt. I përgjigjet (nuk i përgjigjet) dashurisë së tij (së saj).
6. fig., vet. v. III Është në përputhje a pajtohet me diçka, i përshtatet diçkaje, e plotëson. U përgjigjet nevojave të vendit (kërkesave të kohës). I përgjigjet nivelit arsimor (ekonomik). Letërsi (art, publicistikë) që u përgjigjet ndryshimeve sociale (kombëtare, psikologjike).
7. Është i barasvlershëm, i ngjashëm etj. me diçka.
8. Jap llogari para të tjerëve për sjelljet dhe veprimet e mia a të dikujt tjetër, për mbarëvajtjen e një pune etj., jam përgjegjës për dikë a për diçka; kam përgjegjësi të madhe për diçka. Përgjigjem për fëmijët. Përgjigjem me kokë kam përgjegjësi shumë të madhe për dikë a për diçka, përgjigjem me jetën time. Dikush do të përgjigjet për shkeljet (për abuzimet).
9. Ndihmoj dikë kur gjendet në nevojë për diçka, i gjendem. Iu përgjigj me të holla (me veshmbathje, me ushqime).
10. Jap siguri për dikë a për diçka, i dal zot. Përgjigjem për borxhin e vëllait. Përgjigjem unë për të.
✱Sin.: gjegjem, gjegj, kthej, gjendem, kundërpërgjigjem, plotësoj, përshtatet, shpreh, them, kënaq, bëj, përmbush, kundërveproj, mirëpres, pajtoj, përshtatem, barazohem, ngjason, ndihmoj, drejtoj, dorëzanoj.
♦ Përgjigjet pa e thirrur (dikush) keq. përzihet në punë që s’i takojnë, jep këshilla a ndërhyn për diçka që s’ka lidhje me të; s’ka ndonjë hall a përgjegjësi e shqetësohet kot; s’ka pula e bën “ish”; fut hundët (hundën); hyn si fanti spathi.
PËRGJÍGJ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. I shpreh dikujt mendimet e mia, me gojë a me shkrim, pasi më ka pyetur ose me ka kërkuar diçka, jap përgjigje, them a shkruaj diçka si përg…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍM,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgjoj ose kur përgjohem. 2. Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar çfarë ndodh rreth e rrotull; (usht.) vëzhgim i organizua…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍM,~III m. sh. ~E, ~ET etnogr. Gostia a darka që bëhej kur i vihej emri fëmijës, zakonisht tri ditë pas lindjes; dhuratat që i çoheshin lehonës me këtë rast.✱Sin.: dhurëti, dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me përgjimin, i përgjimit, që është karakteristike për përgjimin. Rregulla përgjimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përgjues; spiun. Përgjimtarë shpirtvegjël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR,~E mb. Që përgjon a spiunon. E pikasi syrin përgjimtar. Grua përgjimtare. Kafshët përgjimtare. Pajisje përgjimtare. Hëna përgjimtare (let.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÁR/E,~JA f. sh. ~Ë, ~ËT Përgjuese; spiune.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJIMTÓR/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vend a mjet lëvizës nga ku bëhen përgjime.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJITHMÓN,~I (i) m. Zoti, Perëndia. Ta ruajmë dhuratën e të Përgjithmonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÍTHNJË ndajf. 1. Për tërë kohën, përgjithmonë. Shpëtuan përgjithnjë nga thatësira. 2. Sa herë që ndodh diçka tjetër, gjithnjë; shpeshherë, shumë herë; kund. asnjëherë. Vinte p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë