Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përgjegjshëm; qëndrim i përgjegjshëm; kund. papërgjegjshmëri. Kërkohej profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Me maturi e përgjegjshmëri të jashtëzakonshme. Tregoi përgjegjshmëri.
PËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është përgjegjës për veprimet e veta dhe për pasojat e tyre; që mban përgjegjësi. Njeri i përgjegjshëm.✱Sin.: i gjegjshëm, i vetëdijshëm, i ndërgj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÉGJSHËM ndajf. Në mënyrë të përgjegjshme. Diskutonin përgjegjshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÉGJËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që organizon dhe drejton punën e disa vetave në një ndërmarrje, në një institucion shtetëror etj., ai që përgjigjet për punën në një sektor të cak…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÉGJËS,~E mb. 1. Që është i detyruar të japë llogari për punën e veprimet e veta, për pasojat e tyre, që përgjigjet. Organi përgjegjës. Është përgjegjës para popullit. 2. Që ka…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÉGJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që organizon dhe drejton punën e disa vetave në një ndërmarrje, në një institucion shtetëror etj., ajo që përgjigjet për punën në një sektor …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJEGJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët përgjegjës; detyra që ka dikush për të organizuar dhe për të drejtuar punën e disa vetave në një ndërmarrje prodhimi, në një institucion sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJEGJËSIMÁRRËS,~E mb. Që merr përgjegjësi. Është treguar më tepër përgjegjësimarrës se të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJEGJËSIMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr përgjegjësi. Vendimmarrësi kryesor është dhe përgjegjësimarrësi më i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJEGJËSIMÁRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr përgjegjësi mbi vete.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përgjim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë