Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRGATITÓR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Shkollë përgatitore.
✱Sin.: përgatitës, gatitor, paraprak, stërvitor, parapërgatitor.
PËRGATITÓR,~E mb. 1. Që bëhet para se të fillojë mirë një punë a një veprimtari; që bëhet më parë për të ndihmuar që të fillojë mbarë e të kryhet mirë diçka, që bëhet për t’u përgatitur. Fazë përgatitore. Punë përgatitore. Masa përgatitore. Seancë përgatitore (drejt.).
2. vjet. Që shërbente për të përgatitur fëmijët para se të fillonin mësimin e rregullt. Shkollë (klasë) përgatitore.
PËRGATÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT spec. Prodhim kimik që përdoret si bar; lëndë kimike e përpunuar posaçërisht që përdoret për eksperimentime etj.; preparat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍT (PËRGATÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj gati diçka, që të jetë në gjendje të përdoret për një punë a të shfrytëzohet. Përgatit makinën për rrugë të gjatë. Përgatit dhomën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRGATÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr masat paraprake që duhen për të nisur një punë; pajisem me mjetet e veglat e nevojshme për të bërë diçka; gjej a bëj gati gjithë sa d…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgatit dikë apo diçka ose kur përgatitem. Përgatitja për punë e rrjetit kompjuterik. Përgatitja e financierëve të rinj. Përgatitja e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATITÓR,~E mb. 1. Që bëhet para se të fillojë mirë një punë a një veprimtari; që bëhet më parë për të ndihmuar që të fillojë mbarë e të kryhet mirë diçka, që bëhet për t’u përga…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍTUR (i, e) mb. Që ka fituar njohuritë, shprehitë dhe përvojën e duhur për të kryer një punë a veprimtari të caktuar; i mësuar; që ka bërë përgatitjen e duhur për një punë a …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përgatit diçka, ai që kryen disa punë përgatitore. Përgatitësi i gjimnasteve të reja.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍTËS,~E mb. Që përgatit diçka; që merret me punë përgatitore; përgatitor. Komision përgatitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGATÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përgatit diçka, ajo që kryen disa punë përgatitore. Përgatitëset e modeleve të reja. Përgatitëset e gjimnasteve të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë