Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRGËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përshëndetem e shkëmbej urime të përzemërta me dikë me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. U përgëzua me shokët e miqtë.
2. vetv., vet. v. III I sillet rrotull të zotit me gëzim, duke iu fërkuar e duke tundur bishtin (zakonisht për qenin).
3. pës. e PËRGËZÓJ. U përgëzuan nga drejtuesi i konkursit.
✱Sin.: përgëzohem, përshëndetem, urohem, përkëdhelem.
PËRGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përshëndet e uroj dikë përzemërsisht me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. E përgëzoi nxehtësisht (nga zemra). I përgëzuan për fitoren e olimpiadës së matematikës. Ju përgëzoj për sukseset e arritura!
2. Përkëdhel dikë, ledhatoj; gëzoj e luaj me të. Përgëzoj fëmijën. Fëmija përgëzonte qenin (macen).
✱Sin.: uroj, përshëndet, lumturoj, ngjatjetoj, përhiroj, hiroj, përkëdhel, ledhatoj, gëzoj.
PËRGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgëzoj dikë ose kur përgëzohem. Përgëzimi i nxënësve (i fituesve të garës). 2. kryes. sh. Përshëndetje dhe urime të përzemërta që i bëhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përshëndet e uroj dikë përzemërsisht me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. E përgëzoi nxehtësisht (nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përgëzon dikë. Përgëzues dhe qortues!
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZÚES,~E mb. Që përgëzon dikë. Lajm përgëzues. Gjithmonë fjala e tij e parë është përgëzuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përgëzon dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përgëzohet. Lajm i përgëzueshëm. Zgjidhje e përgëzueshme. Kjo është vërtet e përgëzueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRGËZÚESHËM ndajf. Duke e përgëzuar, me përgëzim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë