Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFUNDÚAR (i, e) mb. Që i është dhënë trajta përfundimtare, që ka përfunduar, i kryer. Vepër e përfunduar.
✱Sin.: i mbaruar, i kryer, i realizuar, i bërë.
PËRFUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shpie diçka deri në fund, e mbaroj një punë a një detyrë, kryej plotësisht, i jap fund; kund. nis; filloj. Përfunduan mbjelljet (ujitjen). Përfunduan ndërtimin e hekurudhës. I përfundoi me sukses provimet. E përfunduan planin para afatit.
2. kal. Arrij të lidh një marrëveshje zyrtare me dikë dhe nënshkruaj dokumentin përkatës, lidh, nënshkruaj. Përfunduan një marrëveshje (një traktat).
3. jokal., vet. v. III Kryhet diçka plotësisht, mbaron, merr fund. Përfundoi me kohë (shpejt) asfaltimi i rrugës. Përfundoi ndeshja. Përfunduan provimet. Përfunduan korrjet (mbjelljet). Përfundoi para kohe (me vonesë).
4. jokal. Arrij më në fund në një gjendje të caktuar; mbaroj diku a në një gjendje të caktuar. Përfundoi mirë (keq). Përfundoi në burg (pa punë). Përfundoi i sëmurë (në spital). Agresorët përfunduan me turp.
5. jokal. Arrij në një mendim të përbashkët pas shqyrtimit të një çështjeje me një tjetër a me të tjerë, nxjerr një përfundim. Përfunduan se puna duhej vijuar më tej.
✱Sin.: mbaroj, kryej, bëj, bëhet, bitis, sos, mbyll, përmbyll, mërsej, arsej, dal, vulos, rrok, dorëzoj, shpëtoj, zgjidh, lidh, nënshkruaj.
PËRFÚND vep., ~A, ~UR kal. I jap fund, përfundoj, mbaroj.✱Sin.: përfundoj, mbaroj, mbyll.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÚND (PËRFÚNDI) ndajf. 1. Në pjesën e poshtme, në fund (të diçkaje). Mal i veshur përfundi. Ra përfund. Tokë me lagështi përfundi. Hakën millonai përfundi e merr. (fj. u.).2. Po…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÚND parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që tregon: 1. Vendin, rrëzë të cilit ndodhet ose lëviz dikush a diçka. Përfund kodrës (pemës). Përfund terminalit.2. Vendin …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRFUND/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e PËRFÚND.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFUNDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfundoj ose kur përfundohet diçka. 2. Gjendja pasi përfundon a përfundohet diçka. Përfundimi i studimeve (i aplikimeve). Përfundimi i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Veprimi kur përfund ose kur përkundet diçka.✱Sin.: përfundim, mbarim, mbyllje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÚNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përfundim. Ngjarjet e Kosovës duhet të merrnin një përfundje të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÚNDM/Ë (i), ~E (e) mb 1. Që ndodhet përfund; i fundmë. Libri i përfundmë. Pakoja e përfundme.2. Përfundimtar, i fundmë. Rezultat i përfundmë. Analiza të përfundme (mjek.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFUND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shpie diçka deri në fund, e mbaroj një punë a një detyrë, kryej plotësisht, i jap fund; kund. nis; filloj. Përfunduan mbjelljet (ujitjen). Për…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFUNDUR (i, e) mb., krahin. I përfunduar.✱Sin.: i përfunduar, i mbaruar, i mbyllur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë