Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFTÚAR (i, e) mb. Që është përftuar. Trekëndëshi i përftuar.
PËRFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj që të zërë fill, krijoj. Përftoi i pari hidrogjenin. Përftuan kininë artificiale (në laborator).
2. Prodhoj a formoj diçka të re, duke përzier a duke lidhur gjëra të ndryshme a duke vepruar në një mënyrë të caktuar. Përftojnë tinguj të lartë. Përftoi tinguj mbylltorë (gjuh.).
3. lart. Bijoj, pjell.
✱Sin.: përfitoj, krijoj, formoj, ngjiz, fitoj, bijoj, nxjerr, prodhoj, sajoj, sendërgjoj.
PËRFTÚES,~E mb. Që krijon ose prodhon diçka të re, që përfton. Fuqi përftuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Lëndë, send, mjet a organ që krijon a prodhon diçka të re. Përftues energjie (fiz.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFTÚESHËM ndajf. Duke përftuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përftohet. Element i përftueshëm (kim.). Shteti përkufizohet nga kufij të përftueshëm dhe të qëndrueshëm. Demokracia varet nga informacioni…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë