Fjalori
PËRFSHIRË

PËRFSHÍRË (i, e) mb. 1. është përfshirë për beli etj. E mbantepërfshirë.
2. Që ka marrë pjesë në një veprimtari etj. Ishinpërfshirë me dhjetëra vetë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PËRFSHIJ
PËRFSHIJ

PËRFSHÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E pushtoj dikë a diçka me një krah ose me të dy krahët, e rrok. Aq sa më përfshijnë krahët. Ahun s’e përfshinin dot dy burra.
2. E kap, zakonisht me forcë a me rrëmbim; e mbërthej për diçkaje. E përfshiu për flokësh. E përfshiu nga jaka. E kish përfshirë pas beli.
3. E marr dikë a diçka me vete e me vrull, e rrëmbej, e përlaj. E përfshinë valët (dallgët). I përfshiu era (veriu) çadrat. E përfshiu tufani zonën.
4. E ha krejt, e mbaroj me shpejtësi; e shfaros. E përfshiugjithë gjellën. I përfshiu kolera.
5. Pushtoj një vend me forcë dhemënyrëshpejtë. Përfshinë gjysmën e Evropës. Përfshinë stepat e Azisë.
6. E shtojpërbërjen e diçkaje, e shtie, e fut. Përfshijtekst (në program). E përfshinë edhe atë çështjebisedime. E përfshinëmarrëveshje.
7. E bëj dikëmarrë pjesë diku. E përfshinëgrupin e negociatorëve.
8. vet. v. III Ka në përbërjen e vet, përmban. Përfshin një numërmadh veprash.
9. vet. v. III Përhapet në një vend me shpejtësi e me vrull (një dukuri, një sëmundje etj.); e rrëmben dikë a diçka. Reshjet kanë përfshirë gjithë vendin. I përfshiu hovi i ndryshimeve. Epidemia përfshin gjithë zonën.
10. fig. E rrok tërësisht diçka a dikë me sy a me mend, e kap menjëherë e tërësisht. E përfshiu me një sy (me një vështrim, me një shikim). Sa të përfshin syri.
Sin.: pushtoj, rrok, zë, mbërthej, përlaj, fshij, rrëmbej, ha, shfaros, gllabëroj, zhduk, fut, vë, shtie, përmbaj, përmbledh, përmbyll, rrok, kap, marr, ngërthej, numëroj, pushtoj, prek.


Rezultate të ngjashme

PËRFSHÍRËS,~E mb. 1. Që përfshin diçka. Vështrim përfshirës. 2. Që të rrëmben, që të zhduk. Ortek përfshirës. Dallgë përfshirëse.Sin.: përlarës, rrëmbyes, tërheqës, çarmatosës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRFSHÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Marr pjesë në një veprimtari, hyj si pjesëmarrës diku. U përfshi në lëvizjen studentore.2. vetv., vet. v. III Është pjesë përbërëse e diç…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFSHÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E pushtoj dikë a diçka me një krah ose me të dy krahët, e rrok. Aq sa më përfshijnë krahët. Ahun s’e përfshinin dot dy burra.2. E kap, zakonisht me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFSHÍRJ/E,~A f. Veprimi kur përfshij ose kur përfshihem diku. Përfshirja e gruas në veprimtarinë politike e shoqërore.Sin.: pjesëmarrje, pushtim, rrëmbim, rrokje, mbërthim, futj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.