Fjalori
PËRFORCOJ

PËRFORC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj një gjë më të fortë e më të qëndrueshme, duke i vënë mbështetëse, një shtojcë ose diçka tjetër të re. Përforcoj muret (gardhin). Përforcoj me trarë. Përforcoj urën me këmbë betoni.
2. usht. Pajis me mjetetjera mbrojtëse, me fortifikata etj.; forcojshumë një vend, një repart etj. duke shtuar trupat ose mjetet luftarake. Përforcuan kufijtë. I përforcuan rojat e shtuan numrin e rojave. I përforconin kështjellat me kulla. Përforcoj mbrojtjen (sulmin). Përforcoj repartet e ndërhyrjesshpejtë.
3. fig. Mbështet një tezë, një mendim, një pikëpamje etj., sjelldhëna e argumentereja që e bëjnë diçka më të besueshme e më bindëse; e bëj diçka më të sigurt e më të qëndrueshme. Përforcoj mendimin se... E përforcoi pohimin (tezën) e tij me informacion bashkëkohor.
4. fig. Ngulitmirë dijetmendjen e nxënësve, duke përsëritur gjërat kryesore. Ushtrime për të përforcuar dijet e nxënësve.
5. fig. Ia shtoj, ia bëj më të fortë dikujt një dyshim, një dëshirë, një synim etj. Ia përforcoi dyshimet (dëshirën).
6. fiz., elektr. E bëj më të ndjeshëm, më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj., duke përdorur një vegëlposaçme. Ia përforcoi sinjalet (zërin).
7. fiz., elektr. Bëj që t’i shtohet fuqia një rryme elektrike a një dukurie fizikepërgjithësi; i shtoj shkallën e intensitetit. E përforcoi rrymën. E përforcoj dritën. Ia përforcoi ngjyrën.
8. gjuh., kryes. v. III E thekson a e vë më mirëdukje kuptimin e një fjale, ka vlerë përforcuese. Përforcon kuptimin (ngjyrimin). Përforcon mohimin.
Sin.: forcoj, rrit, shtoj, mbështes, pajis, ngulis, konsultoj.


Rezultate të ngjashme

PËRFORCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përforcoj ose kur përforcohem. Përforcimi i murit mbrojtës. Përforcimi i njohurive. 2. Ajo që shërben për ta bërë më të fortë e më të qën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRFORC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më i fortë e më i qëndrueshëm, forcohet më shumë. 2. usht., vetv. Pajisem me trupa dhe me mjete të tjera mbrojtëse …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORCÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i fortë e më i qëndrueshëm më mbështetës, me ndonjë shtojcë a me diçka tjetër të re, që është përforcuar me diçka. Mur (gardh) i përforcua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORCÚES,~I m. sh. ~, ~IT fiz., elektr. Mjet i posaçëm që shërben për ta bërë më të ndjeshëm, më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj., për t’i rritur fuqinë një rryme elekt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORCÚES,~E mb. 1. Që shërben për ta bërë më të fortë e më të qëndrueshme diçka, që përforcon. Tra përforcues. Shtyllë përforcuese. 2. fig. Që shërben për të ngulitur më mirë në …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORCÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përforcohet. Sinjal (rrjet) i përforcueshëm. Mur i përforcueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORMËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur përformëzoj ose kur përformëzohet diçka. 2. Rrjedhimi kur përformëzoj ose kur përformëzohet diçka. Rreth përformëzimit të patroni…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Krijoj formën a trajtën e diçkaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORMËZÚAR (i, e) mb., libr. Që është përformëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFORMËZÚES,~E mb., libr. Që përformëzon diçka. Trajtim nga ana përformëzuese me theks zgjidhjen alternative të emërtimit të mbiemrave të njerëzve marrëdhënien: njëjësi i shquar /…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.