Fjalori
PËRFOLJE

PËRFÓLJ/E,~A f. Veprimi kur përflas ose kur përflitem. Përfolja s’është gjë e mirë. I çliruar prej intimiteteve dhe përfoljeve.


Rezultate të ngjashme

PËRFOLSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përfolshëm a i përgojueshëm. Sharlatanë të tillë gjenerojnë përfolshmëri të madhe dhe shpërthyese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përflitet, që është përfolur, i përfolur. Njeri (drejtues, administrator) i përfolshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLUR (i, e) mb. 1. I përgojuar. Pushtetar i përfolur.2. Që është mallkuar a truar pa zë për të mos i ecur shëndeti etj. Është i përfolur çuni.Sin.: i përgojuar, i poshtëruar, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLUR,~IT (të) as. 1. Përfolje, përgojim për dikë. 2. etnogr. Mallkim pa zë ose me zë shumë të ulët, që i bëhet zakonisht një fëmije që të mos i ecë shëndeti etj. Është një farë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përflet; përgojues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLËS,~E mb. Që përflet; përgojues. Komentet ishin përfolëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRFÓLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përflet; përgojuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.